BallinaKryesoreKosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e...

Kosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, reagon Lulzim Basha

spot_img
spot_img

Ka reaguar përmes një postimi ish kreu i PD Lulzim Basha pas kalimit të fazës së parë së Kosovës, për antarësimin në Këshillin e Europës. Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm në zemër të Evropës. Sa më shpejt që ky realitet të përqafohet nga të gjithë, duke përfshirë edhe Serbinë, aq më mirë do të jetë, para së gjithash, për qytetarët e Kosovës, shkruan ndër të tjera Lulzim Basha
 
Postimi

Një ditë e mirë sot për Kosovën në Këshillin e Europës. Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare, i dha mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Europës.

Pas vendimit të shumëpritur të Bashkimit Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, akti i sotëm hap një faqe te re në marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare.

Kosova në Këshillin e Europës është garanci edhe për ata që kanë pretendime përsa i përket respektimit  të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave.

Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm në zemër të Evropës. Sa më shpejt që ky realitet të përqafohet nga të gjithë, duke përfshirë edhe Serbinë, aq më mirë do të jetë, para së gjithash, për qytetarët e Kosovës, si serbë ashtu edhe shqiptarë, aq më mirë do të jetë për të ardhmen e gjithë rajonit tonë.

Është koha që dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta hedhin një hap të tillë. Sa më shpejt të ndodh aq më mirë do të jetë për sigurinë dhe stabilitetin e Europës.

Ballkani Perëndimor në #NATO dhe #EU do të thotë një Europë më e fortë, më e sigurtë dhe më e begatë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular