BallinaKryesoreFlet Enlekejd Alibeaj: “Vendimet në PD-në e Bashës i merrte Berisha”

Flet Enlekejd Alibeaj: “Vendimet në PD-në e Bashës i merrte Berisha”

spot_img
spot_img

Enkelejd Alibeaj është një nga politikanët më të ashpër kundër Sali Berishës, duke e kthyer antiberishizmin në një kartë të rëndësishme elektorale. Në intervistën për emisionin “Pa Censurë” ai tha se Berisha nuk synon fitoren në këto zgjedhje.

“Halli i madh i tij është si të mbrohet nga „non grata“ dhe eventualisht nga procedimet penale që mund të vijnë, si rrjedhojë e asaj si është dizenjuar për minim të demokracisë  dhe për korrupsion. Zoti Berisha nuk fiton dhe as nuk i çon dot demokratët në fitore.”- u shpreh Enkelejd Alibeaj nga pozicioni i Kryetarit të Komanduar të PD.

Por a mund të japë Alibeaj një rast konkret të korrupsionit të zotit Berisha, duke qenë se ka mbajtur funksionin e Drejtorit Antikorrupsion në Kryeministri dhe më pas Ministër i Drejtësisë në qeverinë e parë Berisha?

Përgjigja e tij ishte kjo: „Unë nuk jam me dy standarde. Përfitoj të jap dhe një shpjegim për ata që me kujtojnë se kam qenë ministër i Berishës. Kam qenë ministër i qeverisë shqiptare. Brenda atij që quhet luajalitët politik, çdo ministër duhet të marrë një barrë dhe një detyrim ndaj kryeministrit të momentit. Cila ishte kjo barrë që unë besoj ta kem çuar me sukses deri në fund që, përgjatë shërbimit si ministër, të mos ia kem nxirë faqen ministrisë, qeverisë, kryeministrit po të doni. Por nga 2009-2013, kur PD bëri aleancë me LSI, ishte momenti kur qeverisja e PD mori teposhtë. Sa për rast konkret, nëse doni emra kur kam drejtuar Drektorinë Antikorrupsion mund t’ju sjell raportet e kohës nga 2005-2007.”- tha zoti Alibeaj gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë”.

Ky ishte një rast, ku Alibeaj nuk kurseu as Lulzim Bashën për të cilin tha se drejtohej nga Sali Berisha. Në një nga rastet e rralla publike, ai i dha të drejtë Edi Ramës, kur në 2021, një muaj para shpalljes „non grata“ të Berishës, u thoshte qytetarëve se vota për Bashën sjell në qeveri Berishën dhe Metën.

Pjesë nga intervista me gazetaren Elona Meço për emisionin “Pa Censurë”

Enkelejd Alibeaj: Në 2021, ajo çfarë ishte një lëvizje e gjetur diabolike e Edi Ramës për të nxjerrë fytyrat e vërteta që do të mund të vinin eventualisht në qeverisje Sali Berishën dhe Ilir Metën, besoj e mbani mend kur thoshte “votoni Bashën dhe do të vijë Berisha dhe Meta”. Dhe kjo i rezultoi fitimtare, fatkeqësisht. Edhe tani i ka targetuar të dy, sepse e di që i ka kundërshtarë që i mund në çdo rast.

Elona Meço: E besoni që është e vërtetë, nëse fitonte Basha do të qeveriste Berisha dhe Meta?

Enkelejd Alibeaj: Po, edhe mund të kishte mundësi. Po, po. E them unë këtë, sepse mund t’ju them edhe gjënë tjetër që gjatë kohës që zoti Basha ka qenë në krye të asaj partie zëri i vërtetë që vendoste linjën kryesore thelbësore ishte Sali Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular