BallinaKryesoreKARRIERA/Emërohet ambasadori i ri i SHBA në Tiranë

KARRIERA/Emërohet ambasadori i ri i SHBA në Tiranë

Kongresi Amerikan ka zgjedhur sot emrin i cili do të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim në vendin tonë.

Mediat e huaja raportojnë se Kongresi Amerikan ka përzgjedhur, David J. Kostelancik i cili ka një karrierë të gjatë në fushën e diplomacisë.

Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, gjeneralit Mark Milley.

Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare, ku ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular