BallinaAktualitetAishe Haklaj thirret në SPAK, prokuroria e merr në pyetje

Aishe Haklaj thirret në SPAK, prokuroria e merr në pyetje

Motra e vëllezërve Hklaj, Aishe Haklaj është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Burime bëjnë me dije se Haklaj po merret në pyetje nga një prokuror i SPAK. Ajo është paraqitur në organin e akuzës e vetme dhe e pa shoqëruar dhe pa avokat.

Bëhet me dije se arsyeja me të cilën po merret në SPAK ka të bëjë me një kallëzim të kryer prej saj në korrik të vitit 2021, ku akuzon ish-kryeministrin Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Fatmir, Halil, Ylli dhe Shkëlqim Haklaj.

Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzuesit për padinë e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular