BallinaKryesoreBujar Leskaj: Sekti Rama hesht për 7 rekomandimet e OKB për zbutjen...

Bujar Leskaj: Sekti Rama hesht për 7 rekomandimet e OKB për zbutjen e varfërisë

Sekti Rama hesht per rekomandimet e OKB për zbutjen e varfërisë
Në një studim të posaçëm për Shqipërinë, të botuar kohët e fundit, Kombet e Bashkuara kanë evidentuar së paku tetë ndërhyrje, përmes të cilave qeveria shqiptare mund të gjenerojë fondet e nevojshme, për të rritur financimet e mbrojtjes sociale, kryesisht ndaj pensioneve dhe personave me asistencë sociale.
Rekomandimet e OKB synojnë të nxisin qeverinë të parandalojë varfërinë në moshat e treta. Në dy vitet e fundit, pensionet e reja në Shqipëri po rezultojnë gjithnjë e më të ulëta, për shkak të mosplotësimit të kritereve nga brezi që punoi në periudhën e tranzicionit, më së shumti me paga të ulëta dhe informalitet të lartë.
Programi i Kombeve të Bashkuara “Opsionet strategjike të politikave për financimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm” shpjegon se ekziston një shumëllojshmëri e gjerë opsionesh për të zgjeruar hapësirën fiskale, për më shumë burime për mbrojtjen sociale edhe në vendet më të varfra. Këto opsione janë:
1. Zgjerimi i mbulimit të sigurimeve shoqërore dhe të ardhurave nga kontributet;
2. Rritja e të ardhurave tatimore;
3. Eliminimi i flukseve të paligjshme financiare;
4. Rishpërndarja e shpenzimeve publike;
5. Përdorimi i rezervave valutore fiskale që administrohen nga Banka Qendrore;
6. Menaxhimi i borxhit: huamarrja ose ristrukturimi i borxhit sovran;
7. Rritja e ndihmave dhe transfertave;
8. Miratimi i një kuadri makroekonomik më akomodues.
OKB këshillon një opsion që lejon disa deficite fiskale, për shembull në 2% të PBB-së, në mënyrë që vendi të mund të rrisë burimet për mbrojtjen sociale, pa rrezikuar stabilitetin ekonomik. OKB sugjeron se fizibiliteti i të gjitha alternativave të financimit duhet të vlerësohet nga këndvështrime të gjera.
Së pari, efektet ekonomike të secilës ndërhyrje duhet të vlerësohen në drejtim të qëndrueshmërisë, promovimit të barazisë dhe përmirësimin e mirëqenies. Së dyti, është e nevojshme të sigurohet kapaciteti i institucioneve shqiptare, duke përfshirë burimet njerëzore, financiare dhe të TI-së.
Asnjë përgjigje dhe reflektim nuk ka ardhur nga qeveria e sektit Rama ndaj këtyre sugjerimeve të drejta dhe në kohën e duhur të OKB-së. Sekti Rama është i zënë në kryerjen e abuzimeve dhe shkeljeve të mëdha ligjore, në këtë fushatë të zgjedhjeve vendore, dhe nuk ka si merret me opsionet e zbutjes së varfërisë në Shqipëri, të sugjeruara nga OKB.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular