BallinaAktualitetNjë person u afrua drejt banesës së Joy Ayoko… Çfarë u pa...

Një person u afrua drejt banesës së Joy Ayoko… Çfarë u pa në pamjet e kamerave! Lirohen shoferi dhe 5 personat e shoqëruar! Dyshime se Rodin Barçi ndryshoi dëshminë e shoqeve të saj

spot_img

Janë lënë të lirë 6 personat e shoqëruar në polici, të cilët janë marrë në pyetje rreth vrasjes makabre të shtetases keniane Joy Ayoko në Tiranë.

Burime për Panorama TV, bëjnë me dije se shoferi i kazinosë, Rodin Barçi dhe vëllai i tij janë marrë në pyetje e më pas janë lanë të lirë, ndërsa i janë sekuestruar edhe telefonat celularë.

Përveë vëllait, ishin shoqëruar nga uniformat blu edhe miqtë e shokë të ngushtë të shoferit të kazinos.

Rodin Barçi në dëshminë e tij ka mohuar të jetë i përfshirë në krimin e rëndë dhe ka treguar se kanë pasur një marrëdhënie intime, por që i kishin dhënë fund pak para ngjarjes.

Autoritetet raportohet se kanë dërguar letër porosi në Kenia për autopsinë pas vdekjes së 22-vjeçares dhe Interpol mësohet se do të përshpejtojë procedurat për bashkëpunim lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ka hasur vështirësi në hapjen e telefonit të Joy Ayoko për shkak se përdorte numër kenian. Gjjithashtu telefoni i saj ka qenë i dëmtuar dhe komunkimet në celular i ka në gjuhë keniane dhe disa edhe anglisht, ndaj pritet që të përkthehen.

Ndërkohë janë ngritur pikëpytjet rreth deklarata të shoqeve të Joy-t. Burimet thanë për Panorama TV, se në deklarimet e para që u janë marrë Emili dhe Joy-t, përkthyes ka qenë pikërisht shoferi i kazinosë Rodin Barçi.

Ndaj janë ngritur dyshime të forta se dëshmia e vajzave mund të jetë tjetërsuar pasi Rodin Barçi ka qenë i dyshuar për krimin. Ndaj telefonat e viktimës luajnë rol të rëndësishëm në zbardhjen e ngjarjes.

Pamjet filmike

Natën e krimit nga pamjet e kamerave të sigurisë është parë një person, i cili është afruar pranë banesës ku jetonte 22-vjeçarja Joy Ayoko. Grupi hetimor ka dyshime të forta se nga pozicioni se si është gjetur viktima, ajo nuk është hedhur nga lartësia por mund të jetë lënë aty.

Dyshohet se fillimisht autori/ët e kanë thirrur të zbres poshtë hostel dhe aty është dhunuar barbarisht. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është drejtë zbardhjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular