BallinaKryesoreGratë shqiptare shpenzojnë 25 vite nga jeta produktive duke rritur fëmijët dhe...

Gratë shqiptare shpenzojnë 25 vite nga jeta produktive duke rritur fëmijët dhe bërë punë pa pagesë

spot_img
spot_img

Shqipëria është një vend ku mbi 40 për qind e popullsisë jeton në zonat rurale dhe ekziston ende një mentalitet dominues, që ngarkon gratë me rritjen e fëmijëve dhe kujdesin për shtëpinë.

Mos angazhimi i grave në tregun e punës edhe për këtë fakt ndikon përkeq të ardhurat në familje dhe nivelin e varfërisë.

Banka Botërore analizon se gratë shqiptare harxhojnë 25 vite të jetës së tyre produktive duke rritur fëmijët dhe duke kryer punët pa pagesë në familje.

Nëse kjo ngarkesë do të ndahej në mënyrë të barabartë me burrin dhe pjesëtaret e tjerët të familjes, gratë do të mundeshin të angazhoheshin në familje dhe të rrisin të ardhurat për njësinë familjare.

Duke u angazhuar në punë me pagesë më pak vite se burrat gratë kanë tendencën që në pleqëri të marrin pagesa më të ulëta në formën e pensionit dhe të vuajnë më shumë nga varfëria.

Duke jetuar më gjatë duke marrë pensione më të ulëta gratë kanë gjasa të përjetojnë pabarazi më të larta në të ardhura gjatë gjithë jetës së tyre dhe sidomos në pleqëri.

Varfëria është ende një realitet i trishtë për një segment të madh të popullsisë shqiptare, analizon Banka Botërore.

Në dekadën e fundit, rritja ekonomike është bërë më pak elastike për zbutjen e varfërisë. Teksa ekonomia rritet, numri i të varfërve nuk bie me të njëjtat ritme.

Në një ekonomi si Shqipëria realiteti mbi varfërinë doli në dukje gjatë pandemisë Covid-19, ku popullata e varfër dhe punonjësit informal mbeten jashtë skemave të mbrojtjes sociale.

Gati gjysma e popullsisë jeton në zonat rurale, ku njerëzit kanë akses më të dobët në shërbime të ndryshme dhe gratë vuajnë më shumë izolimin nga qendrat urbane.

Megjithëse nuk ka boshllëqe gjinore në arritjet arsimore në Shqipëri, gratë kanë një nivel më të ulët të përqindjes së pjesëmarrjes në forcën e punës.

Shumë prej grave punësohen në sektorë që kërkojnë kualifikime më të ulëta e për rrjedhojë ofrojnë edhe paga më të ulëta.

Vendet e mira të punës janë të pakta dhe mbeten të paarritshme për shumë të diplomuar në shkolla të cilëve u mungojnë aftësitë dhe njohuritë përkatëse.

Papunësia dhe pasiviteti mbeten të larta, veçanërisht tek gratë dhe të rinjtë. Një pjesë e madhe e grave nuk marrin pjesë në aktivitete formale ekonomike. Pabarazia është rritur, veçanërisht duke prekur zonat rurale dhe grupet e dobëta të popullsisë.

Migrimi ekonomik është i lartë, duke e privuar më tej vendin nga talentet dhe fuqia punëtore. Për ata që qëndrojnë, cilësia e jetës është gërryer nga ndotja dhe cilësia e ulët e jetës në zonat zonat urbane, analizoi Banka Botërore./Monitor/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular