BallinaKryesoreGazetari Armir Shkurti: Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Berisha-Metaj, me simbole të vjedhura...

Gazetari Armir Shkurti: Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Berisha-Metaj, me simbole të vjedhura nga komuniteti LGBT?!

spot_img
spot_img

Gazetari dhe moderatori i njohur, Armir Shkurti, duket se ka bërë një zbulim pikant për sa i përket simboleve vizuale që po përdor koalicioni Berisha-Metaj, “Bashkë Fitojmë”, në fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në faqen e tij në Facebook ai ka hedhur një foto nga organizata LBGT, (Lesbikë, gej, biseksualë, transgjinorë), dhe përkrah saj edhe Coverin e faqes së Facebook të Sali Berishës, i cili është njëkohësisht edhe Cover i koalicionit që ai ka me Ilir Metajn, “Bashkë Fitojmë”.

Gjeni… “ndryshimin”- shkruan gazetari Armir Shkurti dhe jep edhe linkun ku ka gjetur fotografinë e komunitetit LBKT, e cila është gati krejtësisht e ngjashme me simbolikën e duarve të zgjatura që ka zgjedhur koalicioni Berisha-Metaj.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Berisha-Metaj, me simbole

Kujtojmë se bashkëpunëtorë të afërt të Edi Ramës si Erion Veliaj, Endri Fuga apo Arbër Mazniku, në fillimet e tyre politike, kanë qenë aktivistë të hapur të komunitetit LBKT në Shqipëri.

Edhe në ditët e para të krijimit të koalicionit, “Bashkë Fitojmë”, pasi u prezantua logo e tij me dy duar që shtrëngohen, pati denoncime se ajo ishte shkarkuar falas nga interneti.

Logo e koalicionit Berisha- Metaj tregon njëkohësisht, edhe kundërshtinë thelbësore që ka ky bashkim. Njëra prej duarve është e kuqja socialiste e PL, kurse tjetra ngjyra blu e demokratëve. Bashkimi i këtyre dy ngjyrave prodhon mavinë, të cilën Edi Rama e përdor si simbol të “Rilindjes” së tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular