Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, e ndau sot kafen e mëngjesit me ish deputetin demokrat, Vasil Gjika. Mbi situatën e krijuar dhe gjendjen ku ndodhet e djathta, Bejko dhe Gjika ndanë të njëjtin mendim se, “PD ka misionin historik që të ndahet nga e kaluara e për të vijuar misionin e filluar në vitet 90, për një Shqipëri Euroatlantike”.
Postimi i plotë i Roland Bejkos:
Me ish deputetin e Partisë Demokratike Vasil Gjika, diskutuam gjatë mëngjesin e sotëm për zgjedhjet lokale të 14 Majit dhe programin politik.
Fati dhe e ardhmja e Partisë Demokratike mori një vëmendje të madhe të takimit tonë.
Bashkë me Vasilin ndamë të njëjtim mendim, se PD ka misionin historik që të ndahet nga e kaluara e për të vijuar misionin e filluar në vitet 90, për një Shqipëri Euroatlantike.