BallinaOP EDEdlira Devolli: Beteja jonë për Shqipërinë pas 14 majit!

Edlira Devolli: Beteja jonë për Shqipërinë pas 14 majit!

Nga Edlira Devolli
I nderuar kryetari në detyrë i Partisë Demokratike z. Enkelejd Alibeaj, të nderuar deputetë, të nderuar koleg, miq, motra e vëllezër demokrat.

Jam e emocionuar kur shoh që ne demokratët qëndrestarë, me bindje euro-atlantike jemi bashkë dhe kaq shumë, për kauzën e drejtë të Partisë Demokratike, për të cilën kjo parti lindi.

Këtë radhë ne garojmë vetëm për këshillat bashkiak, sipas vendimit të marrë në kryesinë e PD dega Durrës.

Miq të nderuar e qytetarë Durrsak, Partia Demokratike po ju ofrohet me figurat më të pastra, që i janë përkushtuar ndershmërisht studimit, familjes, qytetit dhe që e duan vendin pa kushte.

PD ka zgjedhur qytetar model që nuk kanë asnjë pengesë për të zbatuar ligjin dhe për të kërkuar më të mirën për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen e vednit tonë.

Ne e kërkojmë votën për PD zyrtare! Pse!? Cila është rëndësia?
Më shumë se për një grup këshilltarësh në Bashkinë e Durrësit, kjo betej është për pas 14 Majit, nëse duam që forca e parë politike opozitare e antikomuniste dhe që fryma e saj e dhjetorit 90 të mbijetojë.

Përpjekjet e trekëndëshit të Bermudës janë ta shuajnë, ta nxjerrin nga skena politike, që tranzicioni i shëmtuar të zgjasë edhe 30 vite të tjera.

Të zgjasë me të njëjtët aktorë që në tre dekadat e shkuara sunduan, u pasuruan, ndërtuan një demokraci hibride.
Goditën shtetin e së drejtës,goditën ndarjen e pushteteve, goditën lirinë e votës.

Ju po e shihni me sytë tuaj edhe këtë fushatë, ”foltorja” dhe të mandatuarit e saj nuk pranuan asnjë kompromis që Partia Demokratike e frymës së Dhjetorit të mbijetonte.
Partia Demokratike u zvogëlua, disa e duan të tillë sepse e duan pjesë të trekëndëshit, për punët e tyre, për pasuritë e tyre, për hallin e tyre.

Ne as punojmë e as urojmë që “Foltoristët” mos fitojnë bashki në 14 maj.

Problemi ynë është më shumë se 14 Maji.

Është e ditur se Berishës dhe Metës i është prerë bileta për të mos bërë rrotacion pushteti.

Le të punojmë të nderuar koleg për të treguar se ne mund t`ia dalim e të bëhemi shumë në 14 maj, akoma më shumë pas 14 majit.

Përndryshe i bie që Edi Rama ta kthej vendin për kohë të gjatë në një sistem monopartiak.
Se ç`do të thotë ky lloj sistemi e provuam gjysmë shekulli me Enverin, kemi 3 mandate që shqiptarët po e provojnë me Edin.

Sa më shumë të konsolidohemi e të tregojmë forcë, aq më shumë shqiptar do të na bashkohen, sepse thikën në kockë dhe litarin në fyt sot e ka çdo familje shqiptare.
Kemi përgjegjësinë historike të bëhemi garantët e ndryshimit të pushtetit, jo në një apo disa bashki, por rrotacion pushteti në zgjedhjet që tashmë i kemi te dera e oborrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular