Nga Joni Myshketa
Te nderuar zonja, zotërinj, motra e vëllezër, Qytetar e Qytetare, Demokrate, Durrsak.
Te nderuar zonja, zotërinj, motra e vëllezër, Qytetar e Qytetare, Demokrate, Durrsak.
Kam nderin, kënaqësinë, dhe mbi te gjitha detyrimin e përgjegjësinë të jem sot pranë jush, si nje djalë i këtij qyteti, si prind i 2 fëmijëve të mrekullueshëm, si bashkëshort, si demokrat i shumë betejave të përbashkëta, si njeri prej jush që kam vendosur të luftoj e të kontribuoj për të ardhmen e vendit tim , qytetit tim.
Durrësi me historinë e tij 3000 vjeçare, me shkëlqimin e tij ndër shekuj ka treguar se di ti bëj ballë vështirësive, disfatave, tërmeteve qofshin këta natyrore ose njerëzore.
E përsëri është Durrësi ynë pavarësisht se i plagosur, nëpërkëmbur, plaçkitur e mbytur nga absurditeti i njeriut, oligarkisë politike & ekonomike, monopoleve, korrupsionit dhe krimit qëndron me shpresën e madhe se dita e lavdisë së tij do të rikthehet dhe kjo është e paevitueshme, po po miq do të ndodhë dhe të gjithë së bashku kemi detyrimin të përshpejtojmë ketë proces, pasi ai sot përfaqësohet nga të gjithë Ne në këtë sallë dhe shumë të tjerë jashtë që me padurim presim që të kthehet frymëmarrja në qytet, familje e mes njeri tjetrit.
Të nderuar miq sot ndodhemi përpara një momenti historik.
Jemi ne ata te cilët do ta shkruajmë të sotmen bazuar në filozofinë e së djathtës me
Besim në Zot, familje, pronë, komb, ndershmëri e meritokraci.
Vetëm mbi këto themele ndërtohet një e ardhme e shëndetëshme për ne, fëmijët tanë, Durrësin tonë.
Sot para jush me këtë fryme dhe në emër të Partisë Demokratike kemi përfaqësimin më dinjitoz nga bija e bij, zonja e zotërinj, profesionistë, aktivistë, studentë, mësues, pedagog, juristë, mjek, sipërmarrës e klerik të qytetit te cilët kanë marrë përgjegjësinë për të dhënë e për të bërë më të mirën për qytetin, ku u lindëm, u rritëm, ku u pritëm të gjithë të barabartë e vendosëm të ndërtojmë jetët tona .
Ndaj sot miq kemi nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen tuaj, që të fillojmë një epoke të re për qytetin, kemi nevojë për frymëmarrje, kemi nevojë të zhbëjmë e ta çlirojmë atë nga kthetrat e keqqeverisjes, keq menaxhimit që na rendon tash e mëse 2 dekada.
Durrësi ka nevojë për te gjithë ne, ta bëjmë krenar atë dhe veten tonë, të jemi zotër të së drejtës, të gëzojmë dhe të shkëputemi një herë e përgjithnjë nga gjendja ku ndodhemi e kjo arrihet bashkërisht duke besuar e luftuar fort mbi bazat e filozofisë së djathtë, mbi bazat e qytetarisë, ndershmërisë dhe ligjit.
Kjo është rruga e vetme drejt së ardhmes miq, nuk ka tjetër.
Nuk mundet kurrsesi që në emër të së ardhmes, të fëmijëve tanë te bëjmë kompromise.
Nuk mundet djalli me djaj, vetëm me engjëj
Nuk mundet e keqja me të keqen më të vogël, vetëm me mirësi.
Errësira mundet vetëm me drite, pra miq le të ndriçojmë fort, rrezatojmë fort.
Kemi mbi 32 vite që dëgjohen thirrjet e zemrave tona , e duam Shqipërinë, Durrësin si gjithë Evropa, e pra të ndërtojmë standardet evropiane këtu, në respekt te jetës, të së drejtës, në respekt të qytetit.
Sot është koha e reagimit të tregojmë që ekzistojmë, të tregojmë qe jemi të aftë, që kemi maturinë, kurajën e forcën e ndryshimit dhe le të vijë ndryshimi nga ne, nga ju nga kjo sallë.
Të tregojmë që jemi njerëz të lirë, që e meritojmë mbështetjen e pakushtëzuar të aleateve tanë strategjike, ShBA, UK, BE.
Ti marrim fatet e qytetit në dorë për te shkruar historinë në emër te parimeve demokratike nën siglën e Partisë Demoktatike, e vetmja forcë politike e djathtë pro-perëndimore.
Ta mbështesim atë, përkrahim atë, ushqejmë atë.
Ju ftoj në emër te Partisë Demoktatike të marrim pjesë masivisht në votimet e 14 maj, duke votuar nr 9 PARTINE DEMOKRATIKE, parlamentin e qytetit, zërin tuaj, për të ardhmen tonë për një frymëmarrje si njerëz të lirë.
Me Zotin përpara, të gjithë se bashku drejtuar e udhëhequr nga mira do ia dalim.
Zoti ju bekoftë, Zoti bekoftë Durrësin, Zoti bekoftë Shqipërinë.
Rroftë e djathta me Partinë Demoktatike.
Mirënjohje pafund për të gjithë Ju!