BallinaAktualitetNëna e 3 fëmijëve nga Berati zhduket pa lënë gjurmë, familjarët kërkojnë...

Nëna e 3 fëmijëve nga Berati zhduket pa lënë gjurmë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

spot_img

Një 30-vjeçare nga qyteti i Beratit raportrohet e humbur, teksa familjarë bëjnë thirrje publike duke kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

30-vjeçarja Mimoza Arapi, ka humbur kontaktet me familjarët e saj ditën e djeshme më 2 maj rreth orës 8 të mëngjesit.

Në momentin që është larguar nga banesa e saj në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat e reja mbante të veshura rroba të zeza dhe një jelek, po ngjyrë të zezë, raportojnë familjarët.

Ajo është nënë e tre fëmijëve, ndërkohë gjatë momentit që është larguar nag shtëpia ka qenë prezent djali i saj 8-vjeçar, të cilit i ka thënë se do të shkonte të bënte një vizitë për sytë, por nuk u kthye më.

Familja ka bërë një denoncim në policinë e Beratit ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të rënë në gjurmët e saj.

Nr. familjes:  +355 69 424 3810

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular