Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini është arrestuar për shkak të dhënies të drejtës së organizimit të Kupës së Botës 2022 ndaj shtetit të Katarit.
Michel Platini është arrestuar si pjesë e një hetimi mbi korrupsionin dhe favorizimin e ofertës për të organizuar Kupën e Botës në Katar, raportojnë mediat europiane.
Legjenda e Francës, Platini, 63 vjeç, thuhet të jetë aktualisht në paraburgim në një stacion policie në Nanterres, një lagje në kryeqytetin e Parisit.
Platini u zgjodh në vitin 2007 president i UEFA-s dhe drejtoi organin më të rëndësishëm të futbollit në Europë deri në vitin 2015 kur u largua nga ai post pasi ishte nën akuzat e korrupsionit.