Charles III do të kurorëzohet si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet.

Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë do të vendoset në kokën e Charles III për vetëm pak minuta nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.

Charles Camilla

Muzika korale për ceremoninë e sotme kryhet nga Kori i Westminster Abbey dhe nga Kori i Kapelës Mbretërore të Madhërisë së Tij, Pallati i Shën James; koristë nga Kolegji Metodist, Belfast; kori i Katedrales Truro dhe një oktet nga kori Monteverdi.

Parry inkorporoi një grup “vivats” – brohoritje tradicionale latine për monarkun e ri – në veprën e tij, të cilat duhet të rishkruhen për çdo kurorëzim.

Sot dëgjojmë King’s Scholars të shkollës prestigjioze Westminster në Londër, duke kënduar Vivat Regina Camilla! Vivat Rex Carolus! (Rroftë Mbretëresha Camilla! Rroftë Mbreti Çarls!).