BallinaSportVIDEO/ Pamje emocionuese, kampionët e rinj të Serisë A hyjnë në fushë...

VIDEO/ Pamje emocionuese, kampionët e rinj të Serisë A hyjnë në fushë me këngën e preferuar të Maradonës

Napoli luan sot ndeshjen e parë në fushën e saj pasi u shpall kampione e Serisë A. Napolitanët siguruan titullin në mesjavë e sot kanë të drejtë të festojnë me tifozët e tyre edhe në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Një stadium i tejmbushur për këtë festë, me biletat që kishin avulluar prej kohësh, por edhe me një atmosferë të jashtëzakonshme. Koreografitë kanë qenë spektakolare, por edhe pritja e ekipit.

 

Për të bërë më të veçantë këtë sfidë, ka qenë edhe mënyra se si skuadra është pritur në fushën e lojës. Sapo Osimhen & Co. kanë shkelur në tapetin e gjelbër, në altoparlantët e stadiumit është dëgjuar një këngë që kujtonte të paharrueshmin Maradona. “Live is life”, kënga që vendosej gjithmonë kur niste nxemja para ndeshjes për argjentinasin, ishte ajo që ka pritur sot heronjtë që kthyen titullin në Napoli, që mungonte pikërisht që nga koha kur në këtë stadium luante “El Pibe D’Oro”.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular