BallinaPolitikeKreu i PAA Agron Duka: Memaliaj nuk meriton të jetë simboli i...

Kreu i PAA Agron Duka: Memaliaj nuk meriton të jetë simboli i varfërisë!

Nga Agron Duka
Memaliaj nuk meriton të jetë simboli i varfërisë!
Memaliaj është një nga bashkitë më të varfëra të Shqipërisë. E krijuar si qytezë minatorësh, tashmë jetesa e njerëzve këtu varet nga emigracioni dhe bujqësisë. Bashkia është në mesin e atij që tashmë është Parku Kombëtar i Vjosës dhe zhvillimi i turizmit është një mundësi për të rigjallëruar ekonominë dhe jetën në këtë zonë.
Ne takuam banorë të Memaliajt, në qytet dhe në fshatra, si dhe kandidatët tanë për këshillin bashkiak. Ne kemi një vizion tonin për të nxitur zhvillimin në këtë zonë, por ajo nuk duhet të mbetet peng i bindjeve politike.
Ne i bëmë thirrje qytetarëve atje që të votojnë kandidatët tanë, për të bërë të mundur që në këshilla të diskutohen dhe propozohen ide për qytetin dhe fshatrat, dhe jo të votohet për projekte e vendime bashkie pa i lexuar fare.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular