PROFIL/Dritan Sula si histori suksesi, qytetari model, prindi shembullor, “kirurgu” i operimit të halleve të Dimalit

0
2098

Kanë mbetur 6 ditë nga dita kur qytetarët do të drejtohen tek kutitë e votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinjë të bashkive, administratorët e zonave të tyre me të cilët bashkëjetojnë në komunitet. Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, ato vendore janë krejt për nevojat qytetare. Si kryebashkiak, qytetarit i duhet të zgjedh dikë te dera e të cilit i duhet të trokas shpeshherë për nevojat e tij jetike sa i përket shërbimeve që iu ofron institcuoni bashki. Zgjedhja e një administratori të duhur si drejtues, është shumë e rëndësishme, ndaj para së të hidhet vota në kuti ajo duhet peshuar mirë sepse nga ai moment votuesit do ti duhen dhe 4 vite vitje të korrigjojë gabimin e bërë. Numri i kandidatëve është i madh, por në disa bashki ka vërtet emra cilësorë, qytetarë të cilët jetën ia kanë kushtuar aktivitetin privat dhe publik në zonat ku kanë lindur dhe janë rritur. Ka nga këto emra që spikasin dhe njëri prej tyre është dhe kandidati i PD për Bashkinë Dimal. Bashkëqytetarët që e njohin e dinë shumë mirë kush është, ndaj kanë qenë ata që bazuar në kriteret e duhura që i plotëson për qytetar të parë, e shtynë të pranojë kandidaturën dhe të jetë kryetar i Bashkisë së Dimalit.
Quhet Dritan Sula, të gjithë ata që e njohin në Dimal kanë fjalët më të mira për të. Ai është vërtet kandidat i PD, por për mirësinë që përçon, etikën e komunikimit, humanizmin, nuk është gjetër veçse modeli që duhet të ofrojë politika si “kirurgun” që do të dijë të operojë dhe më pas “kurojë” plagët e shumta me të cilat përballen qytetarët, qoftë dhe paaftësia e institucionit bashki kur vjen nga keqeverisja e drejtuesit, një realitet ky i 4 viteve të shkuara në Dimal. Pranimi i kandidimit nga ana e z.Dritan Sula nuk ka qenë veç një dëshirë e tij për të iu gjendur pranë bashkëqytetarëve dhe dhënë më të mirën nga vetja, ofruar eksperiencën e fituar dhe vënë në shërbim të Bashkisë Dimal, përfshirë dhe Njësitë Administrative Cukallat, Kutalli dhe Poshnje dhe fshatrave të tyre, por dhe një shtysë prej tyre që ta pranonte kandidimin për të ardhur në momentin e votimit, të dielën që vjen, më 14 maj.

Si rrallë herë më parë, qytetarët e Dimalit do të kenë një rast historik, një moment që jo gjithmonë vjen për të zgjedhur kryetar bashkie një qytetar model, një prind shembullor, një biznesmen të suksesshëm dhe do të kenë mundësinë për të bërë ndryshimin e madh e të shumëpritur për ta! Ndaj, nuk duhet gabuar, duke votuar Dritan Sulën kanë votuar për një kryetar vendas, një sipërmarrës i suksesshëm në agrobiznes, që mbi të gjitha, ka eksperiencën e duhur në sektorin bujqësor, ku mbështetet kryesisht ekonomia e zonës së bashkisë Dimal, njeriun që di çdo plagë të bashkëqytetarëve dhe do të bëj më të mirën për t’i shëruar ato. Një gjë është e sigurt dhe qytetarët e Bashkisë Dimal e dinë; vullneti, obligimi i z.Sula si kryebashkiak do të jetë maksimal, dera e bashkisë do të jetë si dera e shtëpisë për ta!
Veç aktivitetit publik të njohur, të qenit i suksesshëm në biznes dhe sjelljes qytetare, të gjithë e duan të sot si kryebashkaik, pa dallim bindjesh, Dritan Sula vjen në këtë garë dhe si i mirëarsimuar dhe me një profil të pastër politik. Zoti Sula është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është një njeri aktiv në politikë dhe jetën e tij profesionale dhe shoqërore e ka të lidhur me vendlindjen e tij, si rrallë nga politikanët në Shqipëri në nivel lokal dhe kombëtar. Eshtë kjo një nga pikat më të forta të tij në këtë kandidim sepse gjithçka të mirë dhe të keqe e ka ndarë më bashkëqytetarët e tij.
Dritan Sula i është bashkuar Partisë Demokratike që në vitin 1991, kur i’u bashkua lëvizjes antikomuniste për rrëzimin e diktaturës dhe zhvillimin e demokracisë në vend, për të vijuar më pas me themelimin e PD-së në vendlindjen e tij, deri në drejtimin e degës së saj, funksion të cilin e mban dhe sot. Ai ka udhëhequr me sukses degën lokale të PD në Dimal dhe tani synon të bëhet kryebashkiak i parë i kësaj bashkie. Dritan Sula me kandidimin e tij për bashkinë Dimal, synon që të jetë në shërbim të bashkëqytetarëve të vet, duke ofruar një projekt konkret, për të rikthyer Bashkinë tek qytetarët, të cilët gjatë qeverisjes së Rilindjes janë nëpërkëmbur e lënë në harresë nga bashkia.
E ka treguar edhe si qytetar model dhe biznesmen i suksesshëm, ndaj Dritan Sula është një lider që nuk ndalet kurrë në përpjekjet e tij për të ndihmuar komunitetin e tij. Ai ka një vizion të qartë dhe të kuptueshëm për zhvillimin e Dimalit dhe synon të kthejë bashkinë tek qytetarët, duke ofruar një projekt konkret për t’i ndihmuar ata duke ditur ku ta vërë gishtin në plagë.

Dritan Sula ka theksuar nevojën për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet publike, si dhe për të rritur mundësitë për punësim dhe zhvillim ekonomik në zonën e tij. Eshtë i gatshëm të punojë pa ndërprerje për të ndryshuar rrënjësisht gjërat në mënyrë pozitive. Me një rekord të ndritur të arritjeve personal dhe profesionale si dhe politike, Dritan Sula është gati të vijojë që të kërkojë mënyra për të bërë Dimalin një vend më të mirë për të gjithë qytetarët e tij.
Mesazhi i Dritan Sulës drejtuar bashkëqytetarëve për 14 majin
Të nderuar qytetarë të bashkisë Dimal! Me besimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, më është dhënë mundësia të kandidoj për të qenë shërbëtori juaj në drejtimin e bashkisë.
Një mundësi që për mua më shumë se privilegj, është një ndjenjë e jashtëzakonshme përgjegjësie.
Në gjithë jetën time profesionale, private dhe politike jam përpjekur që të shërbej me gjithë mundësitë në të mirë të komunitetit ku kam zgjedhur me shumë kënaqësi të jetoj.
Ndaj, kjo garë për mua, nuk është një garë për të fituar karrigen e kryetarit të bashkisë, por një marrje përgjegjësie që të jem bashkë me ju, që ta bëjmë bashkinë një bashki shërbimesh për qytetarët dhe jo një bashki që i shërben vetëm një grushti njerëzish që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.
Bashkë me ju të dashur vëllezër e motra do të kthejmë bashkinë në duart tuaja, një vend ku dëgjohen dhe zgjidhen hallet tuaja, jo një vend ku firmosen tenderat korruptivë e vidhen taksat tona.
E për ta kthyer bashkinë tek qytetarët, duhet të bashkohemi sëbashku dhe me votë të sjellim ndryshimin që meritojmë ne, banorët e Dimalit. Votoni Partinë Demokratike të Shqipërisë!  Votoni për ndryshimin dhe të ardhmen e qytetit tonë! Me respekt e mirënjohje, kandidati i Partisë Demokratike të Shqipërisë për kryetar i Bashkisë Dimal.