BallinaLifestyleVIDEO/Zhaklin Lekatari: "Është e vështirë të kërcënohesh, mallkohesh, gjykohesh..."

VIDEO/Zhaklin Lekatari: “Është e vështirë të kërcënohesh, mallkohesh, gjykohesh…”

spot_img
spot_img

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

“Big Brother Vip” ka mbaruar tashmë me shpalljen e fituesit të madh këngëtarin Luiz Ejlli. Nata finale ishte e tejmbushur me emocione. Të gjithë ish-banorët ishin pjesë e tapetit të kuq ku dhanë intervista ekskluzive për TAR. Opinionistja Zhaklin Lekatari ka përshkruar emocionet e saj.

Ka qenë një aventurë e mrekullueshme, e vështirë dhe e bukur njëkohësisht. Jam e lumtur që jam këtu.

Çfarë mori dhe çfarë i dha ajo Big Brother-it?!

Big Brother më ka kthyer një dinjitet profesional që unë mendoj që e meritoja. Ishte një hapësirë ku unë munda të tregoj më shumë ngjyra nga identiteti im, nga personaliteti im. Unë i dhashë disa mesazhe të rëndësishme dhe të shëndetshme, një plan se ku duhet ta çojmë ne vendin tonë. Çdo sukses dhe dështim ka kosto. Këtu kam pasur kosto personale. Është e vështirë të kërcënohesh, mallkohesh, të gjykohesh me standarte të dyfishta, por misioni im është më i madh.

A i kishte parashikuar ajo 4 finalistët?!

Nëse Olta nuk do kishte ikur, do kishte një katërshe tjetër.

Ndërkohë, një fans i çmendur i Luizit ka deklaruar që ka thyer makinën. Si përgjigjet Zhaklin?!

Nuk është e vërtetë. Nuk më është thyer makina. Makina ime nuk është e thyer. Unë nuk jam viktimë, jam shumë mirë. Nuk më kanë sulmuar makinën. Mos gënjejnë ditën e fundit…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular