BallinaAktualitetE la foshnjën në koshin e mbeturinave në Golem, DETAJE nga nëna...

E la foshnjën në koshin e mbeturinave në Golem, DETAJE nga nëna 22-vjeçare: Më herët kishte braktisur edhe fëmijën 3 vjeç

spot_img
spot_img

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur të shtunën në Durrës.

Kujtojmë se një foshnjë u gjet e braktisur në Golem nga një qytetar.

Deri më tani burime bëjnë me dije se foshnja kishte qëndruar e braktisur pranë koshit të mbeturinave për disa orë në afërsi të rotondos në hyrje të Golemit derisa u gjet nga qytetari, i cili më pas e dërgoi në maternitetin e Durrësit, ndërsa aktualisht foshnja vajzë ndodhet e shtruar në pediatri.

Gjithashtu po të njëjtat burime konfirmojnë se para pak kohësh nëna e foshnjës ka braktisur dhe një fëmijë 3 vjeç, i cili është marrë në kujdes të shërbimit social. Policia vijon ende kërkimet për arrestimin e 22-vjeçares e cila rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpërngulur në Durrës.

Burimet thonë se nuk kanë gjetur ende ndonjë familjarë apo të afërm të nënës 22-vjeçare për ta vënë në dijeni lidhur me situatën. Hetimet sa i përket gjetjes së 22-vjeçares janë shtrirë në disa qytetet, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular