Banorët e “Big Brother VIP 2” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Videot e tyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.
Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Natën e finales së madhe, pasi Efi u largua nga shtëpia, u intervistua në Tapetin e Kuq në lidhje me atë që mendon në lidhje me largimin e saj në atë pikë të lojës nga shtëpia. Ajo nuk mund t’i shpëtonte kësaj pyetjeje dhe shumë të tjerave nga gazetarët e Top Media.
Si ndjehesh që nuk ishe ‘kokë për kokë’ me Luizin?
Nuk ka problem rëndësi ka të marr gjithë të mirat e tjera.
Si e ndjen faktin që edhe njëherë Shqipëria dështon në dërgimin e vajzave në finale?
Unë me thënë të drejtën se kam problem fare, të mirat që desha e mora nga ky BB dhe jam shumë e lumtur. Fitoftë më i miri i cili dihet kush është, Luiz Ejlli.