Një aksident detare është shënuar mbrëmjen e sotme në ujërat e Adriatikut, ku një peshkarexhë me 3 peshkatarë në bord është goditur nga një traget.
Gazetari Mark Brunga raporton se si pasojë e goditjes peshkarexha “Eltoni” është në rrezik mbytjeje në Durrës, së bashku me 3 peshkatarë në bord.
“Ata kanë telefonuar se i ka goditur trageti në afërsi të fenerëve në dalje kur trageti kishte nisur udhëtimin drejt Barit, Itali
U kanë kërkuar shokëve ndihmë me telefon anëtarët e ekuipazhit të peshkarexhës.
Tani morën në telefon shokët e tyre të shqetësuar se u dalin telefonat e fikur.
Në ndihmë të tyre ka shkuar vetëm një skaf i policisë kufitare, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë tjetër për fatin e tyre”, raporton gazetari Mark Brunga.
PESHKATARËT NË DET
Klajdi Kapxhiu
Selim Agasi
Muhamed …