Eksperti i ekonomisë Sherefedin Shehu, për rënien e euros thotë se është një fenomen negativ, ndonëse bindja është se nëse vendi ka një monedhë të fortë do të thotë se ka një ekonomi të qëndrueshme.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se rënia e euros tregon se një vend eksporton më shumë se sa importon mallra dhe se hyrjet e valutës janë më të mëdha se sa daljet dhe këto janë treguesit që tregojnë pse kemi një monedhë të fortë.
Shehu tha se nga njëra anë duket sikur kemi lekë të fortë dhe nga ana tjetër kemi mungesë besueshmërie te leku, pasi njerëzit i duan paratë në euro dhe shifrat zyrtare tregojnë rritje të ndjeshme të depozitave në banka në euro.
Sipas tij, leku i fortë dhe i pabesueshëm që nuk ka bazë të fortë ekonomike dhe se këtë konkluzion e jep jo vetëm qeveria por e mbështet edhe Banka Qendrore, që është përgjegjëse për kontrollin e politikave monetare.
Shehu shton se Banka dhe qeveria nuk duhet t’i lajnë duart, por duhet të lajnë duart nëse është rrjedhojë e sigurisë dhe perspektivës ekonomike të vendit.
Ai tha se kur vijnë për shkak të informalitetit, blerjes së votave, kur hapet thesi elektoral, këto pasoja nuk duhet t’i vuajë biznesi.
Ka perspektivë të zymtë ekonomike që nuk jep shpresë dhe në një ekonomi formale do të kishim zhvlerësim të monedhës dhe nuk kemi burime.
Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik është perspektiva e zymtë sipas FMN, qeveria thotë vitin e kaluar u rrit 4.5. ndërsa FMN i tha jo dhe se është rritur 3.7.
Ajo që ka rëndësi është se sivjet do të rritemi më pak se sa vjet. Ne kemi një defiçit të qëndrueshëm të llogarisë korrente që ka të gjitha hyrjet dhe daljet në valutë.
Që do të thotë se ne importojmë më shumë se sa eksportojmë. Kemi llogarinë korrente me defiçit.
INSTAT thotë në raportin e prillit që deficiti i bilancit të pagesave u rrit 23.3% në mars, krahasuar me marsin e kaluar.
Po përdoret argumenti që na janë rritur eksportet. Edhe po të kishte rritje eksportesh, duhet parë si është raporti me importet.
Pavarësisht se thuhet rritje e kapitalit të huaj, investimeve të huaja dhe eksporteve, kjo strukturë ekonomike ka burim paratë e zeza. Kjo do të thotë që nuk kemi ambient të shëndoshë ekonomik.
Kemi nga njëra anë lekë të fortë dhe nga ana tjetër inflacion të lartë. Për sektorin e ndërtimit, INSTAT thotë se në 2022 motori i ekonomisë shqiptare ka qenë aktiviteti i pasurive të paligjshme, që është rritur me 11%.
Ndërtimi në 2010-2020 është rritur mesatarisht 6%. Shikojmë që kemi një bum në ndërtim. Sipërfaqet e miratuara të ndërtimit janë 2.7 milionë metra katrorë dhe këto 76% janë në Tiranë.
Po të shikojmë burimet e financimit të këtij ndërtimi, janë rritur 3 herë në pesë vitet e fundit lejet e ndërtimit. Këtyre 2.7 po ti marrësh nga 1 mijë euro metrin katrorë, duke e thjeshtuar, kemi 2.7 miliardë euro.
Shko shikoni sektorin bankar, do shohësh që pjesërisht janë paguar. Nga verifikimet në sektorin bankar rezulton se 2 miliardë euro janë të pajustifikuara.
Ky lloj motori nuk garanton mirëqenie se ndërtimi është i lokalizuar në një grup njerëzish dhe nuk japin impakt në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.
Nga njëra anë ka ofertë të madhe, por ka stopim të blerjes. Humbjet më të mëdha i kanë eksportuesit, të cilët monedhën duhet ta kthejnë në lekë dhe më e rrezikuar është industria e fasonerisë.
Bizneset duan një dorë nga qeveria, para të drejtpërdrejta. Por është momenti i alarmit, lufta kundër informalitetit.
Bizneset tona janë në mbijetesë që nga pandemia, se ne jemi vendi që kemi dhënë mbështetjen më të ulët.
Kjo situatë do të zgjasë deri sa të kapim demin nga brirët: paratë e pista.