Panorama TV ka siguruar pamjen nga momenti i arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë Himarë.
Në pamje duket që Beleri po qëndron me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit e arrestojnë.
Beleri u arrestua pasi dyshohet për blerje votash, ndërsa gazetari i Panorama TV Ervin Leka raporton se bashke me te u arrestuan edhe dy persona të tjerë.
Fredi Belerin e kanë shoqëruar efektivë të SPAK, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë. Teksa Beleri ndodhej në komisariatin e Himarës, simpatizantë të shumtë u mblodhën në përkrahje të tij.
Kujtojmë që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.