Në intervistën përballë kastit të fëmijëve në “Në kurthin e Piter Pan”, Klajdi Haruni ndau për herë të parë lajmin që ka një vajzë në zemrën e tij.
I pyetur nëse ia kanë vjedhur zemrën, artisti përmendi këngën “Skifterja e zemrës”, duke u shprehur se tani që është në një lidhje, e këndon edhe me më shumë dashuri.
Ti njëherë këndon për beqarinë, njëherë për dashurinë, po ty, kush ta ka vjedhur zemrën?
“Për këtë duhet të pyesësh Florin, se këngët e tekstet i ka bërë ai. Unë jam shumë i lumtur që i këndoj, më pëlqen që janë me tematika të ndryshme. ‘Skifteren e zemrës’, që në momentin e parë e kam kënduar me dashuri, por tani që ma kanë vjedhur zemrën, e këndoj akoma me më shumë dashuri. Më shkëlqejnë sytë!”, ka treguar Klajdi.