Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese i akuzuar për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.
Por është kërkuar pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe konvertimi në shërbim prove për 2 vite.
Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese është shkarkuat pas procesit të vetingut.
SPAK ka regjistruar në datën 7.5.2020 procedimin penal për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.