Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë ditë ne ostme masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Fredi Belerin.
E njëjta masë sigurie është dhënë dhe për bashkëpunëtorin e kandidatit fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Pandeli Koroveshi.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për korrupsion zgjedhor. Miku i Blerit, Pandeli Kokoveshi, i cili u arrestua bashkë me të është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën.
Gjatë një komunikimi për mediat, avokati i Belerit ka thënë se nesër do të ushtrojnë të drejtën e ankimimit.
“Ne pretendojmë që nuk ka dyshim të arsyeshëm dhe nuk duhet të vendoset masë sigurimi për të dy. Nuk paraqitën asnjë provë, por lexuan atë që paraqitën prokuroria e Vlorës, në paraqitëm prova shëndetësore. Policisë ia ka dhënë po ky i infiltruari, por në dosjen e policisë dhe prokurorisë nuk gjendet kjo listë. Ta marrin ta ripyesin këtë person sepse i arrestuari pretendon se nuk i ka dhënë asnjë gjë”, ka deklaruar avokati.
Beleri u transferua ditën e sotme nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë, ndërsa ai mbrohet nga avokatët, Edmond Dema dhe Geni Gjyzari.