Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka sqaruar arsyen e largimit të tij mbrëmjen e djeshme nga studio e emisionit të gazetarit Ilir Babaramo. Pas debateve të ashpra për dosjen e Fredi Belerit dhe për çështjet çame, Idrizi la studion e “5 pyetjet”.
Ai kërkoi që të ketë në studio live gazetarin Panajot Barka, me të cilin kishte debate.
Përmes një postimi në Facebook, Idrizi thotë se në studio u fol për “Republikën e Vorio – Epirit” dhe i ka kërkuar Babaramos që të ndëhyjë, por ky i fundit sipas tij nuk ka vepruar, por ka qeshur për zhurmën që po bëhej.
Reagimi i plotë i Idrizit:
Dy fjale sqaruese per largimin tim nga studio e Babaramos .
Mbrëmë isha ftuar në studio per nje bisede me z.Babaramo dhe papritur ne te majten time, 25 m larg sa mezi shquhej ne nje tv te vohel u shfaq Panajot Barka …
Mgjth i zene ne nje ” kurth mediatik ” u mundova te bej debat me studion bosh e me zhurmat e Barkes ne sfond.
Pasi dhashe argumentet e mia prita përgjigjet të cilat ishin të llojit…
Republika e Vorio – Epirit ishte nje gje e mire, por sot ne nuk e kerkojm protokollin e Korfuzit se Kushtetuta Shqiptare ne jep me shumë te drejta (se autonomia e vetvendosja e Vorio epirit) dhe kjo shprehje irredentiste do të linte pa mend edhe vete Zografin ?!!!
Me pas degjoja se si Spiro Milo per ne eshte i mire e per ju i keq , dhe po ju kujtoj se është njeriu përgjegjës për vrasjen e mijëra shqiptarëve në jugun e Shqiperisë dhe tradhëtari që kerkonte aneksimin e Himarës dhe bashkimin e saj me Greqinë
Pasi I kerkova disa here drejtuesit te emisionit te nderhynte dhe pashe qe Babaramo qeshte i lumtur per zhurmat ne eter, i kenaqur qe po behej ” zhurme”, u largova ne fund te emisionit si proteste ndaj Babaramos dhe ” kurthit mediatik ” te nje ish miku te vjeter.
Të dashur miq!!!
Himara nuk është e imja ashtu si Çamëria nuk është e imja.
Ajo është pjesë e dashur e atdheut tonë e na takon të gjithëve në ta mbrojmë personalisht.
Fantazmat e së kaluarës po ngjallen nga personazhe të tillë e nuk është rasti të bëjmë indiferentin apo akoma më keq të qeshim me këtë situatë.
Një zile e fortë alarmi duhet të bjerë tek të gjithë ne. Shqipëria ka mbetur e vogël sepse vetëm ne mund të lodhemi duke mbrojtur Atdheun e të drejtën tonë.
Nuk është nacionalizëm arkaik ky që po ju flas por është patriotizmi modern e syçelët për fatet e Atdheut, të vetmin që na dha Zoti .
VEÇ NJE ATDHE!