Ish kryetari i PD, Lulzim Basha ka ndarë fotot nga takimi me të rinjtë që zhvilloi ditën e sotme. Basha shkruan se zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë për aryset se pse ata refuzua në heshjte zgjedhjet e fundit. Sot është koha të nisim së bashku një ndryshim rrënjësor të sistemit tonë politik, shkruan Basha ndër të tjera.
Postimi i plotë
Kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoja me të rejat dhe të rinjtë e kryeqytetit, të cilët ndanë me mua arsyet pse shumica e tyre refuzoi me heshtje procesin e fundit zgjedhor.
Të gjithë së bashku, pavarësisht bindjeve politike, duhet të nisim një ndryshim rrënjësor të sistemit tonë politik, duke e kthyer vendimmarrjen te qytetarët nëpërmjet listave 100% të hapura, vettingut të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe garantimin e votës së bashkëatdhetarëve tanë në mërgim. Një projekt politik konkret, që bashkon shumicën dërrmuese të qytetarëve, të cilët janë gati për një ndryshim të vërtetë