BallinaKryesoreMos u fshihni pas gishtit, Rakipi fitoi. Gabimet e PD me Kamzën...

Mos u fshihni pas gishtit, Rakipi fitoi. Gabimet e PD me Kamzën në 32 vite që kërkojnë ndjesë dhe reflektim

Nga Alket Bathorja
Kur kanë kaluar 12 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve lokale dhe fitores në përmasa të mëdha të PS përballë opozitës (të gjithë pjesëve të saj), tek kjo e fundit (pjesa e “Bashkë Fitojmë”) ka nis rrekja e gjetjes së argumenteve shpesh dhe imagjinare për të justifikuar apokalipsin politik që iu ka ndodhur. Kjo është rruga më e padrejtë dhe e paduhura për të bërë një analizë të saktë dhe patur pritshmëri për të fituar nesër!  Në daljet e shumta që bën Sali Berisha për të denoncuar vjedhjen e zgjedhjeve, sot gjeti fajin e humbjes së zgjedhjeve të Bashkisë Kamëz tek Dan Hutra! Humbja ishte aq dërrmuese saqë është e pajustifikuar dhe kjo ka ndodhur dhe në bastionin historik të PD dhe së djathtës shqiptare si Shkodra apo dhe vendlindjen e doktorit, Tropojë! Të rrekesh të bësh shplarje truri demokratëve që kishin pritshmëri për fitore dhe aq më tepër kur iu kishte premtuar se gjallë në botë vota nuk do prekej dhe se koalicioni “Bashkë Fitojmë” kishte marrë çdo masë të mos manipulohej rezultati, më e pakta është tallje me mbështetësit. T’i referohesh një mesazhi nga qytetari digjital nga Kamza se Rakip Suli i paska fituar zgjedhjet sepse paska emëruar punonjës në ujësjellës Dan Hutrën një vrasës serial, i cili nga 1 marsi gjendet në pranga për krimin makabër të bërë, është mungesë serioziteti për mënyrën se si e trajton humbjen dhe aspak reflektim se si do të shkohet në fitore. Pas një rezultati katastrofik në një zonë bastion të PD, në vend se të merresh me arsyet e vërteta të kësaj humbje që fundja nuk lidhen 100% as me kandidatin dhe as drejtuesin politik, del dhe e banalizon gjënë! Po, jam i mendimit që mazhoranca ka përdorur çdo instrument për t’i fituar këto zgjedhjet në bashkitë e vendit, siç dhe i ka përmendur z.Berisha, por ama duhen prova jo sms nga qytetari digjital!
Përgjegjësia duhet kërkuar nga vetja së pari sepse opozita ka gabimet e saja sepse hyri e përçarë më 14 maj, sikurse ka dhe mëkatet 32-vjeçare të drejtimit ndaj mbështetësve dhe shqiptarëve, ku gabimet më të mëdha i ka bërë në bastione, aty ku dhe ishin pritshmëritë më të mëdha. Për të analizuar çfarë ka ndodhur me këto zgjedhje në Kamëz le t’i marrim gjërat një nga një. Partia Demokratike me Kamzën ka arritjet e saja, por dhe gabime, madje trashanike. Banorëve të Kamzës dhe Paskuqanit iu mjaftonte një fishkëllimë dhe sheshi “Skëndërbej” mbushej me njerëz nga Bathorja. Po sot përse nuk ndodh dhe përse kjo humbje që dhemb?! Mos u fshihni pas gishtit, Rakipi fitoi sepse edhe po t’i marrësh votat e të dy pjesëve të PD sërish diferenca është shumë e madhe. Ai shkoi para banorëve me nje bilanc të tijin të punëve të bëra dhe ato folën me votë. Nuk jam as KLSH, as strukturë antikorrupsioni që të vlerësojë kostot, apo cilësinë e investimeve të kryera por ama ato aty janë në Kamëz dhe Paskuqan!
Kjo humbje lidhet me qasjen ndër vite se hë se i kemi në xhep, si dhe gabimet politike dhe administrative. Arsyet janë disa dhe po mundohemi t’i rendisim.
Së pari; në qeverisjen e parë të PD pati një përplasje me forcat speciale të përgjakshme në tentativën për të përzënë andej nga erdhën banorët e Bathores të cilët kishin ardhur për një jetë më të mirë pranë kryeqytetit. Ato pamje të tmerrshme të asaj “lufte” janë imazhe që kujtohen dhe kur rrugës përsërit gabime ato të rikthehen. Do të ishte qëndresa e përballjes me jetën e këtyre banorëve që do t’i shpëtonte nga marria për t’i përzënë në krahinat nga kishin ardhur. Asnjë përgjegjësi nuk doli për këtë akt të rëndë.
Së dyti; në ato vite të para të rënies së tranzicionit qeverisja e PD në vend të dhunës ndaj të ardhurave duhej të kishte një plan të qartë urbanizimi duke parë trendin e shpërnguljes së mijëra e mijëra shqiptarëve drejt Shqipërisë së Mesme kryesisht dhe Kamzës veçanërisht. Ashtu u lanë ato banorë, kur me një plan të detajuar urbanizimi do të ishte shumë më e lehtë integrimi i plotë i tyre me ujë, drita, çerdhe, kopshte dhe shkolla.
Së treti; banorët e Paskuqanit, dhe Kamzës kanë qenë besnik ndaj PD në pritje të marrjes çfarë iu takonte kur ajo të vinte në pushtet si mbështetje, sepse kur forca politike e tyre ishte në opozitë nuk kishin çfarë prisnin nga PS. E kur sot akuzohet Lulzim Basha për zgjedhjet lokale të vitit 2019, “harrojmë” se i njëjti precedent është përsëritur në vitin 2001 kur Bashkia Kamëz iu fal në tavolinë PS duke iu tërhequr kandidati Munir Shehu nga balotazhi dhe për një mandat drejtues ishte Fran Gjini i PS. Sigurisht që rezultati elektoral i PD në terren u zbeh duke mos pasur pushtet lokal dhe qendror.
Së katërti; PD në Kamëz dhe Paskuqan ka pasur hambarin e votave, por kjo nuk reflektohej në postet drejtuese apo vendet në administratë ku djemve dhe vajzave nga kjo zonë të iu jepej mundësia të përformonin duke dhënë mundësinë në drejtim. Votat në Kamëz, kurse emërimet nga zona ku rezultati elektoral ishte katastrofal. Kuptohet, njerëzit për në drejtim zgjidheshin në një zyrë dhe një dorë dhe shiheshin nga kosto e kostumit që mbanin veshur dhe jo kontributi politik dhe profesional. Pra iu shihej guna dhe jo puna.
Së pesti; Kamza është konsideruar si kryeqyteti i ndërtimeve pa leje, e ndërsa në vitin 2005 legalizimi i tyre ishte ndër 3 premtimet më të mëdha të programit të PD, rezultoi i pambajtur deri në vitin 2013 kur la pushtetin. Asnjë përgjegjësi dhe as falje. Edhe Rama i premtoi falas dhe nuk i bëri sigurisht, por realiteti në terren sa i përket përqindjes së legalizimeve sot është tjetër. Nuk dua të diskutoj këtu faktin që këto janë bërë si qoka politike, edhe po, e të njëjtën gjë duhej ta bënte dhe PD fundja edhe si detyrim politik ndaj një zone ku shtonte numrin e mandative në qarkun Tiranë sa herë kishte zgjedhje.
Së gjashti; braktisja e zgjedhjeve lokale në 2019 sigurisht që i dha një avantazh sërish PS dhe Rakip Sulit duke i pasur gjërat nën kontroll në terren, por ama për demokratët dhe banorët e Kamzës me memorje ishte film i parë sepse kishte ndodhur që dhe më parë PS t’i falej Kamza. Vendimin sigurisht për moshyrjen në zgjedhje lokale kësaj here e mori Basha, por asnjë nga deputetë dhe ish drejtuesit nuk e kundështoi e sot duan të gjithë faturën e fajit të ia lënë Bashës.
Së shtati; Rakip Suli ka qenë një përkrahës dhe financues i PD deri në vitin 2011 teksa u largua dhe pjesën më të madhe të rrethit të tij i kishte të djathtë. U desh të largohej dhe bëhej një realitet elektoral teksa një nga zonat më të djathta në Tiranë e cila kishte mbetur si kala e pa rënë siç është Lapraka e ktheu majtas ku PD humbi. Duke cituar drejtues të strukturave të PD në Njësinë nr.11 ai fliste drejtëpërdrejtë me qytetarin ndryshe nga deputetja e PD e cila as dorën e plotë nuk iua jepte veç gishtat.
Së teti; Sa i përket 14 majit nuk di nëse strukturat e degës, kualicioni “Bashkë Fitojmë” janë vënë në dijeni dhe e kanë vlerësuar një sondazh të brendshëm të një Fondacioni pranë partive simotra të PD teksa ishte thuajse identik me rezultatin që doli në Kamëz.
Së nënti; duhet bërë një analizë reale duke i parë të vërtetat në sy, jo vetëm për këtë humbje më e rënda prej krijimit të PD, por edhe sjelljen ndaj elektoratit të konsideruar besnik. Strukturat kanë nevojë që në qendër dhe bazë të pasurohen me individë që nuk iu kanë futur duart në xhep qytetarëve, që kanë reputacion në lagjet ku banojnë, kanë një shkollim të mirë si dhe janë gati që bazuar mbi meritokracinë të kontribojnë në fitoren e radhës. Të paktën kjo duhet bërë e pastaj gjykimi i mbetet qytetarit të zgjedh apo jo.
Së dhjeti; PD dhe opozita ka nevojë të përçojë frymë tek qytetarët në Kamëz dhe kudo. Vetëm një forcë politike me program të qartë, konkurrues, me intelektualë dhe qytetarë të ndershëm që t’i bashkohen, të ketë në krah dhe mbështetje SHBA, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, BE etj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular