Një plagosje me armë ka ndodhur mesnatën e sotme në qytetin e Kuçovës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji” në këtë qytet, ku autori me inicialet L.S ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të Donald Grymshit.
I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndê drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Traumës në Tiranë.
Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se i plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grymshi ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme,pasi është shtetas me banim në Tiranë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes,ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.