BallinaAktualitetKeni bërë plane për plazh? Zbuloni si pritet të jetë moti sot

Keni bërë plane për plazh? Zbuloni si pritet të jetë moti sot

spot_img
spot_img

Shqipëria

Pjesa e parë e ditës paraqitet nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në zonat malore herë pas here priten kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që pas mesdite vranësirat të pësojnë zhvillim në të gjithë territorin duke sjellë shira të pakët, të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore dhe momente me pika shiu do të ketë pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Kosova

Orët e para të ditës në Kosovë do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zona të izoluara në Veriperëndim të vendit. Por parashikohet që orët e pasdites ti theksojnë vranësirat në territorin e Kosovës, KU më të fokusuara do të jenë përgjatë kufirit me territorin Shqiptar duke sjellë dhe reshje të pakta shiu. Mbrëmja do të sjellë përmirësim të motit.

Maqedonia e Veriut

MV gjatë paradites do të jetë nën mbizotërimin e orëve të shumta me diell, Por herë pas here pritet të ketë dhe kalime të lehta të vranësirave. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillim gjatë pjesës së dytë të ditës në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar reshje shiu. Shirat më të dukshëm do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore.

Europa

Vijon Rajoni i Ballkanit dhe pjesa tjetër e Jugut të kontinentit të jenë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë shira kryesisht pas mesdite. Gjithashtu nën ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut mbetet Europa Lindore. Ndërsa Skandinavia, Britania e Madhe dhe pothuajse gjithë Europa Qëndrore paraqiten nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular