BallinaSocialeBëjeni dhe shihni ndryshimin! Dermatologët sugjerojnë rregullin #60sekonda për lëkurën

Bëjeni dhe shihni ndryshimin! Dermatologët sugjerojnë rregullin #60sekonda për lëkurën

spot_img
spot_img

Larësi, hidratuesi, kremi i diellit dhe produktet shtesë, si vitamina C, retinoli, niacinamidet etj., ndikojnë te shëndeti i lëkurës. Megjithatë ndodh që pavarësisht se keni një gamë të gjerë produktesh, nga linja të besuara dhe të përshtatura për lëkurën tuaj, sërish të mos jeni të kënaqur me gjendjen e saj. Ndoshta diçka po e bëni gabim. Çfarë?

Koha e larjes! Po, sado e çuditshme të tingëllojë, koha e larjes së fytyrës ka rëndësi të madhe. Shumica e njerëzve shpenzojnë fare pak sekonda, gjë që është e gabuar sepse koha është e pamjaftueshme që përbërësit të veprojnë.

Nayamka Roberts-Smith nga LaBeautyologist, e cila ka bashkëpunuar me Allure, Pop Sugar, Cosmopolitan, Glamour, Self Magazine etj., sugjeron rregullin #60sekonda.

“Pastrimi i fytyrës (me duar) për 60 sekonda lejon përbërësit pastrues që të funksionojnë me të vërtetë. Shumica e njerëzve e pastrojnë fytyrën për maksimumi 15 sekonda. Metoja #60sekonda zbut lëkurën, pastron poret. Tekstura dhe çdo gjë tjetër në përgjithësi përmirësohet.” – ka shpjeguar ajo në një postim në Twitter.

Kështu pra, që sot e tutje: Larja e fytyrës zgjat 1 minutë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular