Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në Vlorë me të rinjtë. Basha është ndalur edhe tek komentet e rikthimit të tij politik. Ai u bashkëngjiti veten e tij me të rinjtë në Vlorë duke iu shprehur se edhe ai bashkë me ta është një zë i ri që po cungohet nga politika. Basha gjithashtu ka bërë sërish thirrjen për lista të hapura për të ndryshuar sistemin politik të vjetëruar.
DEKLARATA E BASHËS:
Duket qenë i prirur të besoj, se rinia pavarësisht bindjeve politike dhe çfarë është më e rëndësishmja, pavarësisht prej mosangazhimit politik, që nuk është indiferencë por është bojkot, është të folurit me kthimin e kurrizit të sistemit të vjetër. Ne kemi mundësinë ti bashkojmë njerëzit. T’I bashkojmë njerëzit rreth vlerave, të projekteve që na çojnë përpara.
Natyrisht, këtu do të kemi një luftë të madhe. Siç e keni parë, sapo kam dalë kanë thënë: Pse del ky? Pse flet ky? Se duan të flasin vetëm ata. Të njejtat fytyra që flasin 30 vjet, duan të flasin vetëm ata.
Por nuk e kanë vetëm me mua. Gjysma e të keqes po ta kishin vetëm me mua.
E kanë me ju! Nuk duan fytyra të reja. Nuk duan zëra të rinj në debat. Duan ta mbysin debatin akoma pa filluar. Ne nuk do t’i lejojmë. Ne nuk do të lejojmë që banaliteti të marrë peng këtë dialog, këtë debat të nisur së bashku nga Shkodra në Vlorë, në Tiranë, në Elbasan, Durrës, Berat e kudo nëpër Shqipëri.
Dhe mënyra për ta bërë këtë është pikërisht t’i ikim kurthit të emrave të përveçëm dhe të bashkohemi rreth kauzave të përbashkëta, të djathtë e të majtë, rini e të moshuar.
Duam një përfaqësim politik real, që vendimet që merren në Parlament dhe qeveri të merren nisuyr nga votat e qytetarëve.
Nuk ka rëndësi për ne emri i kryeministrit, i kryebashkiakut sa ka rëndësi fuqia që i japiim votëm për të ndryshuar realitetin politik.
Si e ndryshon?
Duke zgjedhur dikë apo duke shkarkuar dikë.
Por duhet t’i japim fuqi votës. Vota nuk e ka këtë fuqi sot.
Prandaj listat e hapura, vetingu politik, kufizimi i mandatit janë tre tema që do të doja që sot t’I ndanim së bashku me të gjitha temat e tjera që ju mendoni t’i ndajmë së bashku si individ por edhe si qytetarë të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.
Çfarë tregoi 14 Maji?! 14 Maji është pika fundore e besimit tek politika. Partia më e madhe me 14 Maji është partia e atyre që nuk shkuan për të votuar; e kam fjalën për ata që fizikisht dhe në Vlorë e në Shqipëri. Sepse po të shtojmë ata që janë në emigracion dhe që padrejtësisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese, që kanë vendosur që ata të votjnë dhe prapë se prapë nuk I lëmë të votojnë. Sepse qeveria nuk merr masa që ata të votojnë. Teksa mungon debate se çfarë masash duhen marrë që votimi I tyre të bëhet I mundur.
Dhe po t’I fusim edhe ata Brenda pjesa që shkon në kutinë e votimit dhe zgjedh parlament, krybashkiak e për rrjedhim qeverisjen e Shqipërisë është pakicë e pakicës.
Më 14 Maj kemi arritur më të fundit të besimit të politika.
Çfarë duhet të bëjmë që të ringjizim besimin tek politika, jo si një mjet për t’I shërbyer një grushti njerëzish por si një mjet për t’iu shërbyer qytetarëve.
Përse kemi ardhur këtu?
Sepse shumica e qytetarëve nuk besojnë më që ky system politik, me këto rregulla të pabarabarta, të padrejta I shërben atyre, iu shërben ju. Por në fakt iu shërben një grushti njerëzish.
Si iu shërben?
Duke mbajtur në xhiro një grusht njerëzish, hiq këtu, vër aty; kalo nga një post tek tjetri. Por një grusht njerëzish mbeten në kupolën drejtuese e vendit. Pavarësisht se koha ecën janë të njejtët njerëz. Dhe tipari kryesor është se nuk hapet mundësia për të tjerë që duan të japin një kontribut, të tjerë që e shohin se mund t’i përfaqësojnë denjësisht qytetarët e tyre e gjejnë të pamundur të japin një kontribut.
E kam fjalën për të rinj në politike dhe të rinj në moshë.
Padiskutim që paga është produkti I një ekonomie që lëngon.
Paga, kushtet e jetës; pra gjendja ekonomike është një nga arsyet kryesore pse ikin shqiptarët dhe pse largohet rinia. Për këtë besoj se biem dakord. Është e dhimbshme por kështu është.