BallinaKryesorePresidentja si garante e shtetit të Kosovës

Presidentja si garante e shtetit të Kosovës

spot_img
spot_img

Nga Ardit Gjinali

Përtej përcaktimit Kushtetues si institucioni që garanton unitetin, Presidenca e Kosovës është institucioni shtetëror dhe politik që mund të ndikojë efektivisht mbi ndryshimin e pozitës së vështirë momentale të Republikës së Kosovës në raport me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë, posaçërisht me SHBA.

Vizioni politik dhe përgjegjshmëria e skalitur institucionale e Presidentes së Republikës së Kosovës , të tilla larg demogagogjisë dhe populizmit, thërret për një veprim politik gjithë-përfshirës të të gjithë aktorëve politikë në Kosovë pavarësisht konfigurimit aktual Parlamentar. Në të njëjtën kohë, vizioni i Presidentes mbetet garancia e një politike të Jashtme ndryshe, efektive dhe mbi të gjitha thellësisht konsultuese me aleatët e Kosovës.

Presidenca e Kosovës mbetet institucioni i vetëm në hierarkinë e sotme shtetërore të Kosovës që mund të jetë frenuesi pozitiv i secilës tendencë së pakuptimtë të shumicave parlamentare që humbasin arsyen politike dhe “zgjojnë” të gjithë retorikën sovraniste , e tilla që buron nga formimi dhe prirja politike e mëhershme e të tillëve. Zonja Presidente ka një autoritet institucional që buron nga Kushtetuta, e njëjta ka një autoritet politik që buron nga fakti i të qënit njeriu më i votuar në Kosovë në zgjedhjet e fundit, në të njëjtën kohë është figura që ka autoritet moral sepse përcjell besueshmëri tek secili prej aleatëve ndërkombëtarë në kuadër të hartimit dhe qëndrueshmërisë politike në zbatimin e marrëveshjeve.

Presidenca përmes autoritetit të Presidentes, i miratuar me një konsensus të gjerë Parlamentar, është institucioni që duhet të ketë primatin në proçesin e dialogut Kosovë-Serbi me garancën dhe lehtësimin ndërkombëtar. Kjo është një kohë e vështirë politike për faktorin politik Shqiptar , një periudhë aspak e lehtë për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, një moment ku reflektimi qytetar dhe politik prevalojnë mbi secilën marrëveshje politike në planin e brendshëm. Në aspektin qytetar, qytetarët dhe votuesit në tërësinë e hapësirës territoriale dhe politike Shqiptare duhet të refuzojnë dhe të largojnë përmes votës secilin politikan të këtyre anëve që cënon marrëdhëniet me aleatët Perëndimorë në secilin dimension, të tillë politik, institucional dhe kombëtar, gjithashtu.

Presidentja e Republikës së Kosovës ka misionin historik të ruajtjes institucionale të Republikës në një kontekst të shëndetshëm të marrëdhënieve me Jashtë, një rol që buron nga përgjegjshmëria e saj institucionale, e tillë përgjegjshmëri e mbrujtur nga formimi i saj njerëzor, intelektual dhe mbi të gjitha i njëjti politik….si një përfaqësuese e denjë e frymës Neo-Rugoviane në drejtimin e Shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular