BallinaAktualitetSali Berisha: Nongratat e mia, plan për të shuar kombin shqiptarë!

Sali Berisha: Nongratat e mia, plan për të shuar kombin shqiptarë!

Pasi nuk arriti të marrë dot drejtimin e Partise Demokratike dhe simbolet e saj dhe pas humbjes katastrofike të zgjedhjeve të 14 majit, Sali Berisha i është rikthyer problemit të tij të madh personal dhe familjar; shpalljen non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Tani më shumë se një vit e gjysmë pasi kishte deklaruar se beteja me SHBA për këtë damkë, jo vetëm politike, do të ishte e tija dhe nuk do të përziente Partinë Demokratike, rezulton se përçarja e kësaj force të madhe, ka qenë një plan i tij për të marrë si mbrojtje ndaj SHBA, siglën dhe vulën e saj.

Pasi dështoi në këtë aksion të financuar dhe ndihmuar nga oligarkë, segmente të botës së errët dhe pushtetit të Edi Ramës, Sali Berisha tentoi të mbetej në lojë si faktor, nëpërmjet zgjedhjeve të 14 majit.

Tani që dështoi edhe me këtë projekt, pasi u braktis turpshëm nga shqiptarët dhe demokratët, Berisha ka arritur deri në atë pikë absurde, sa që fatin e tij personal dhe të familjes, ta lidhi me gjithë kombin.

Në daljen e fundit, Sali Berisha, shkoi deri aty sa deklaroi se shpallja e tij nongrata nga SHBA dhe Britania e Madhe janë pjesë e një plani për të shkatërruar kombin shqiptarë. Edhe konspiracionisti Alfred Cako do ta kishte zili!

Citimi:

Unë di që drejtimi i forcës politike dhe çdo force politike buron nga gara e hapur dhe e ndershme, për të cilën nuk kam asnjë rezervë. Drejtimi kolegjial është vetëm një shkatërrim i një opozite.

 Gjithçka zhvillohet nga viti 2017 gjer më sot është skenari i shkatërrimit të opozitës për të shkatërruar më pas kombin shqiptar.
Nuk ka filluar ky shkatërrim me shpalljen non-grata të Berishës, ka filluar me kontraktimin e McGonigal”./Alfapress.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular