BallinaAktualitetParaditja me diell, pasditja sjell vranësira/ Si do të jenë temperaturat

Paraditja me diell, pasditja sjell vranësira/ Si do të jenë temperaturat

spot_img
spot_img

Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri. Për pasojë, orët e paradites do të jenë me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë zonën malore, më të dukshme në veri të vendit ku priten edhe rrebeshe.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të motit duke lënë me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm zonat malore Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, vijon nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut ku më të dukshme reshjet paraqiten në pjesën veriore dhe verilindore të saj ku priten edhe rrebeshe afat-shkurtra. Parashikohet që herë pas here të ketë intervale me kthjellime të cilat do të jenë kryesisht gjatë orëve të paradites.

Maqedonia e Veriut

Dita e hënë; përgjatë gjithë 24-orëshit në Republikën e MV paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu, nuk do të mungojnë edhe rrebeshet në zonat jugore dhe jugperëndimore. Orët e pasdites dhe mbrëmja sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave dhe rrebeshe shiu në të gjithë MV.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante; konkretisht; gadishulli Iberik dhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit paraqiten me vranësira dhe shira, herë pas here në formë shtrëngatash. Po ashtu, vijojnë reshjet e shiut në Europën Lindore dhe brigjet e detit të zi ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojë në gadishullin Skandinav, Ishujt Britanikë dhe pjesërisht në Evropën Qendrore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular