Ka përfunduar rinumërimi i votave në Bashkinë e Rrogozhinës, pas ankimimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”
Kas ka bërë me dije se nga rezultatet e dala pas rinumërimit, Edison Memolla i PS ka marrë 5129 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 5108 vota
Pra, sipas rezultateve të reja, Edison Memolla do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Rrogozhinës.
Kujtojmë se në rezultatin e parë sipas KQZ-së Memolla kishte marrë 5133 vota ndërsa Hoxha 5103.
“Pas ankesës së koalicionit “BF” për Bashkinë e Rrogozhinës, pasi u rinumëruan votat e vlefshme e të pavlefshme të të 55 QV-ve të kësaj bashkie, rezulton se vota janë gjetur 5129 vota për Edison Memollën dhe 5108 vota për Shkëlqim Hoxhën. Pjesa tjetër e tabelës do të jetë bashkëlidhur vendimit të KAS”, u shpreh përfaqësuesi i KAS.