BallinaAktualitetAndi Bushati: Loja e fjalëve që bëri Edi Rama sot për të...

Andi Bushati: Loja e fjalëve që bëri Edi Rama sot për të mos thënë asgjë për Dakon

Analisti Andi Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se në fjalimin e tij ku kryeministri Rama u duk se komentoi arrestimin e Dakos kishte elementë që kundërshtonin njëri-tjetrin.

Sipas tij, kryeministri u shpreh se ka gjëra që mund të jenë bërë gabim nga ana e tyre duke theksuar se drejtësia po funksionon, ndërsa shtoi dhe se drejtësia mund të gabojë në kurriz të individëve të pafajshëm.

“E mbani mend ç’ka thënë për atë ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjikën? PS-ja s’do jetë kurrë mbrojtje e këtij njeriu. E mbani mend kur e pyetën për Ben Ahmetajn? Po të isha unë prokuror do e pësonte dhe më keq. Kjo është gjuhë që të flasësh trroç, kurse kjo gjuha që drejtësia dhe po e tepron dhe po funksionon është për të thënë shumë gjëra që të mos thuash asgjë,” – u shpreh Bushati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular