Në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe tensionet e takimit të organizuar mbrëmjen e djeshme.
Gazment Koduzi, Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se e dënon dhunën e çfarëdolloji qoftë ajo, por se nuk ka qenë prezent në asnjë episod të tillë. Ai u shpreh se brenda sallës gjithçka ka qenë e qetë dhe se secili anëtar ka thënë mendimin e tij pa asnjë presion.
Lidhur me deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi se tensionet e dhuna e mbrëmshme ishte e orkestruar nga grupe paramilitare, Koduzi u shpreh se ishte një epitet i rëndë dhe se të tillë emërtime nuk i ka përdorur edhe Sali Berisha më 8 janar.
Mbi një deklaratë të tillë reagoi edhe anëtari tjetër i Kryesisë Indrit Sefa, i cili u shpreh se ishte një term i rëndë i përdorur kundrejt demokratëve.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Koduzi: Kam qenë brenda në sallë deri në orën 02:30. Brenda sallës secili prej nesh ka thënë çfarë ka menduar, lirshëm.
Në sallë nuk kishte presion. Siç ka ndodhur prej një viti e ca që mbledhjet e kryesinë kanë zgjatur në kohë e janë diskutuar të gjitha idetë. Është një proces normal ku secili thotë mendimin e tij,.
Brenda sallës nuk na ka ngacmuar njeri. Jam kundër çdo dhune verbale e fizike, çdo lloj dhune.
Dola jashtë një herë, ishin 3 kryetarë degësh të PD.
I thash ç’bëni këtu? Më thanë erdhëm të shohim si është situata. Çështja është që nëse ka pasur dhunë fizike, do e mbështesja atë deputet, por nga videoja, debati verbal…
Sula: Dera është hapur apo jo? Është hapur një herë
Godole: Është hapur dy herë
Vasili: Deklarata e Gazment Bardhit: Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD. Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.
Koduzi: Grupe paramilitare ka pasur Hitleri, këto emra nuk i vendosi as Berisha me 8 janar kur erdhi për të na vrarë.
Sefa: Miku im shumë i mirë zoti Bardhi besoj që ka reaguar edhe si pasojë e emocioneve të mbledhjes. Nuk është shprehja e përshtatshme për t’iu drejtuar demokratëve
Sula: Demokratët janë në shtëpi. Vetëm demokratë kishe aty? Mos i mbulo deri në këtë farë feje sa të thuash janë demokratët. Flas për të fortët. Dëgjon fjalët e pista e fyese ndaj deputetëve, e ke videon në të gjitha mediat. Mos iu shmang të vërtetës se është e turpshme. Janë sharë e ofenduar kolegët.
Sefa: Nuk thashë asgjë për të pasur turp. Një pjesë e atyre njerëzve aty, janë kryetarë degësh, që kanë mbi 10 vite në PD e nuk kanë munguar në një protestë të PD. Nuk jam dakord për asnjë sjellje të gabuar për deputetët.
Kryesia organ me shumë anëtarë që pasi diskutojnë marrin vendime që mendojnë se janë më të mira. Vlerësoj personat që kanë fyer zotin Sula e të tjerë? Absolutisht jo, madje i dënoj. Nuk ka asnjë arsye pse duhet të ofendojnë deputetët pse janë një mendim ndryshe. Nuk mund të ecë PD në rrugën që drejt imazhit që duhet të ketë me sjellje të tilla. I kuptoj edhe kryetarët e degëve se ishin në tension
Sula: Kryetarët e degëve nuk kanë fyer. Nuk kanë bërë asgjë
Sefa: Tensioni i mbledhjes ishte sepse po merrej një vendim shumë i rëndësishëm për PD.
Godole: Ne të gjithë e dënojmë aktin aq më tepër që na kujton 8 janarin nëse s’do kishin dalë disa persona aty të qetësonin situatën.
Kryetarët e degëve, çfarë kanë? Nuk besojnë tek kryetarët e kryesisë që kanë aty?
Unë si anëtare doja të dija përgjigjen. Të kuptonim çfarë dyshonin ata
Sula: E thanë, po e dërgoni partinë tek Berisha.