BallinaKryesoreBasha nga Elbasani:Na duhet mendësi e re, rrugë të reja për të...

Basha nga Elbasani:Na duhet mendësi e re, rrugë të reja për të qenë nje shumicë morale

Lulzim Basha në takimin me të rinjtë e Elbasanit tha se në këtë situatë ku ndodhet Partia Demokratike, na solli gjuha e ndasisë. Sot ka një rrugë të vetme tha Basha, një mendësi e re për të sjellë ndryshimin.

Po ashtu Basha vuri theksin dhe tek aleanca me perëndimin.

Pjesë nga fjalimi

Të kuptojmë qe e gjithë kjo ndryshon, nga ajo qe na solli këtu, gjuha e ndasisë, varfër, konfrontuese dhe jo propozuese. Një gjuhë që nxjerr në pah vrazhdësinë e mendjes të atyre që shohin këtë si betejë gladiatorësh, ku jeni vetëm spektatoret.
Në fakt, ju jeni pjesëmarrësit, jeta juaj preket drejtpërdrejtë. Te gjitha këto preken drejtpërdrejtë nga vendimet qe marrin këta njerëz qe aktrojnë. Asgjë nuk ndodh si fat i paracaktuar. Ne bashkimin për ndryshim është parakusht të ndryshojmë kulturën, mendësinë, fjalorin. Nuk hiqet plumbi me plumb. Ata janë pakicë politike, kulturore. Ndoshta dikur kane qene “yjet” e skenës politike, por jo më. Se edhe “yjet e filmave” që kanë qenë dikur nuk janë më. Na duhet mendësi e re, kulturë e re politike, rrugë të reja për të arritur aty ku duhet.

Parimi i pare, çfarë nuk është e mire për Shqipërinë, nuk eshtë e mire per PD. Nuk mundet mes hileve, trukeve, bashkimeve mekanike, te synojmë te kthehemi ne nje shumice morale dhe numerike per Shqipërinë.
Ne duhet te prijmë me vlera, me vizion, me ide, dashuri per kete vend dhe jo me epsh per pushtet.
E dyta, besoj se ndryshimi ka vetëm nje shprese, kjo eshte PD. Ndodhemi ne kete situate te veshtire edhe per diçka te larte, te madhe dhe njerëzore dhe politike. Kemi treguar se jemi te gatshëm te sakrifikojmë nga vetja jone per disa vlera themelore; aleanca me perëndimin dhe perëndimi. Duam Shqipëri europiane dhe euroatlantike. Duam një Shqipëri nga Perëndimi dhe jo nga Lindja. Duam një Shqiperi qe ndahet nga korrupsioni.
Lufta kundër korrupsionit, aleanca me Perëndimin. Janë dy vlera te jashtëzakonshme qe PD i ka mbajtur dhe po i mban, me një kosto te madhe, qe po i tregon shoqërisë qe është gati te sakrifikoje gjithçka por jo vlerat e demokracisë.
Si do te jete PD sot, do te jete Shqiperia nesër. Kjo na thërret te veprojmë nje ore e me pare. vonesat janë te rrezikshme per PD, potencialisht fatale dhe shume te rrezikshme per demokracinë dhe Shqipërinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular