Jetmir Topalli hapi siparin e golave në minutën e 45-të, pas asistit të Eduard Rrocës. Në minutën e 61-të, do ishte Rroca që do realizonte, ndërsa asisti mbajti firmën e Topallit.

Istanbulspor AS mbylli sezonin në vendin e 15-të, me vetëm 41 pikë të grumbulluara. Skuadra e Fatih Tekke numëron 47 gola të shënuar dhe 63 të pësuar.