Përçarja e thellë e Partisë Demokratike vijon ende të mbetet shumë e tensionuar. Brenda ‘luftës’ brenda PD, së fundmi janë ndezur një sërë debatesh edhe mes kampeve.
Për këtë, Kreshnik Çollaku e ka kthyer vëmendjen nga Berisha, për të cilin ka një mesazh. Ai thotë se dhuna verbale që Berisha e shiti sikur e dënonte në fakt është një metodë që ai e ka bërë gjithnjë nëse janë kundër tij. Kjo metodologji e Berishës, sipas Çollakut është elementi kryesor i rrënimit të Partisë Demokratike.
Deputeti e cilëson hipokrizi reagimin e Berishës.
“Unë dënoj e refuzoj me përbuzje cdo akt bullizimi verbal ndaj kolegëve të mi deputetë.
Më vjen mirë që dhe zoti Berisha e bëri këtë, pasi që nga 8 janari e në vijim kjo u ndodh në menyrë sistematike cdo deputeti,burrë e grua që ka patur mendim ose qëndrim ndryshe.
Mendimet e kundërta, debati kritika, janë jo dobësi por forca jonë.
Ky është integritet e dinjitet.
Sot Partia Demokratike është forca e vetme që ofron këtë dimension lirie dhe ngjan kaq e vetmuar në këtë oqean konformizmi e hipokrizie kolektive.”- shkruan Çollaku.
Kujtojmë se ditët e fundit, brenda Partisë Demokratike zyrtare ka pasur sërish tensione për zgjedhjen e kryetarit.
Ndërkohë Partia Demokratike më 29 korrik do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri, edhe më e përçarë nga ç‘ishte. Vendimi i marrë nga kryesia në një mbledhje për më shumë se 10 orë që u përmbyll herët në mëngjes, krijoi tensione dhe përplasje mes demokratëve. Gazmend Bardhi e 6 deputetë braktisën mbledhjen, ndërsa Jorida Tabaku u dorëhoq nga posti i nënkryetares.