Olsa Muhameti në një intervistë për “Shqipëria Live” ka zbuluar disa detaje nga emisioni Kepi i Vip-ave që po kryen momentalisht xhirimet në Turqi.
Ajo zbuloi se së shpejti në Turqi do shkojë edhe Luizi.
“Luizi do të jetë pjesë e Kepit i Vipave, por si i ftuar dhe do të mbyllë disa nga situatat e mbetura të hapura. Pjesë e Kepit do të jenë edhe disa personazhe të Big Brother dhe do të rikthehen çështje që kanë mbetur pezull që nga koha e BB.
Do jetë edhe një tjetër i ftuar tjetër special që do të qëndrojë këtu për dy ditë”, tha Olsa Muhameti.