Nga Bledar Kola
Këto ditë qarkullon në media një sondazh i titulluar: A duhet t’i jepet një shans për të drejtuar PD, z. Lulzim Basha?! Pse jo?!… Lidhur me këtë po i referohem një shkrimi të botuar në portalin Start News, me titull: “Trekëndshi i Bermudës dhe kurthet në PD i kushtuan karrigen e kryetarit Lulzim Bashës”, gjë që u vërtetua katërcipërisht me qëndrimet kritike, të mirëmenduara nga kolegët e tij deputet në harkun kohor më shumë se një vjeçar, që kur e detyruan të japë dorëheqje, i cili për shkak të përçarrjes së PD, bëri një hap pas. Referuar situatës së asaj kohe dhe të sotme, nënkupton se sa bukur është orkestruar nga deputetet e PD zyrtare largimi nga drejtimi i PD i z. Basha. Edhe pse nuk ja arritën qëllimit me z. Berisha, të cilët kërkuan paralelisht largimin si të Bashës dhe Berishës, ata kryqëzuan Bashën duke e cilësuar si fajtori i gjithçkaje në PD. Po vetë këto deputetë a mbajnë përgjegjësi për humbjen e PD në rrethe e qarqe ku ishin në listë si deputet, të vendosur nga kryetari?! Sigurisht që po. A janë thelluar për të nxjerr shkaqet e humbjes? Sigurisht që jo. Këto deputetë liste të Partisë Demokratike, sot çirren e çirren gjoja kundra doktrinës berishjane e në fakt ka gati një vit që bëjnë sikur do bashkohemi dhe në realitet bashkimi nuk u realizua kurrë. Tani, pa pikë përgjegjësie kërkojnë akoma kohë për bashkim me një “non grada”, që pësoi humbjen më të madhe me 14 maj 2023, në zgjedhjet e pushtetit vendor për kryetar bashkie e këshilltarë bashkiak, në një kohë kur zgjedhjet parlametare të 2025 janë në prag dhe kundërshtari i tyre politik ka nisur fushatën elektorale. Këto zyrtarë të kollarisur u bien tam-tameve të bashkimit nga mëngjesi në darkë dhe në fund ngjan me një flluskë sapuni. Pra, “shumë zhurmë për asgjë”. Po ku ishin deri dje? Pse u kujtuan tani? Arsyeja kuptohet vetvetiu. Ata tashmë i janë rikthyer interesit të tyre personal e familjar. Në fushatë nuk u angazhuan në mbështetje të kandidatëve të PD zyrtare, në Tiranë, ku kandidoi Roland Bejko, as deputetja Tabaku, as Nebiaj, Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD e deputeti Gazmend Bardhi, si dhe deputetët Sula, Korreshi, etj, u deklaruan se do mbështesim kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë”, anëtarë të Partisë Demokratike, por që nuk garuan nën siglën e PD zyrtare. Ata tash s’duan t’ja dinë më për anëtarësinë. Nëse ju dhimbsej kanë patur kohë të mjaftueshme t’i takojnë, të bisedojnë dhe t’ju mbushin mendjen demokratëve për bashkim. Por, sikurse ata veprojnë dhe qëndrimet që mbajnë tregon më së miri se interesi i vetëm për ta është rroga e majmë që marrin, të mos humbin privlegjet e të sigurojnë një vend në list për në parlament në vitin 2025. Ndaj dhe kërkojnë me qëllim shtyrjen e afatit të zgjedhjes së kryetarit, për të fituar kohë me dorëzu vulën te “non grada”, te një kryetar që ligjërisht nuk ekziston, pasi partia e tij nuk është e regjistruar në gjykatë.
Në një moment që koha nuk pret deputetët e pagave milionëshe ikin nga mbledhjet, braktisin forumet në kundërshtim me statutin e Partisë, si dhe shantazhojnë ish kryetarin z. Basha, pse ai si çdo deputet dhe ish drejtues partie zhvillon takime me të rinjë e grupe të tjera interesi, për rikthim të shpresës në PD, Situata sikurse thotë populli “s’do as mend as kalem…”. Ajo është e qartë, si drita e diellit kur dihet se mbi 110 mijë votues qëndrestar votuan PD zyrtare dhe mbi 250 mijë të tjerë braktisën votimin për shkak të koalicionit “Bashkë fitojmë” të futur nën sqetullën e Partisë së Lirisë, që në fakt nënkuptohet “Bashkë humbëm”, që u konsiderua “si thikë pas shpine për Partinë Demokratike”. Rothemelimi sikurse humbi bashkitë, realisht humbi dhe këshillat bashkiake, numrin më të madh të të cilave, si gjithnjë, “pjesën e luanit” e mori Partia e Lirisë.
Takimet me rininë, me gratë, axhenda e ngjeshur që do zhvillohet në të ardhmen me të gjitha grupet e interesit, shpalosja dhe miratimi nga ana e tyre e kauzave të rëndësishme të prezantuara nga z. Basha në Tiranë, Kamëz, Vlorë, Elbasan, Durrës etj si; “vetingu i politikanëve”, “votimi me lista të hapura për deputet, “reduktimi në dy vjet i mandatit të kryeministrit:, etj, etj, përfshi këtu dhe hedhja e idesë me referendum ka çoroditur, deputetët dhe politikën shqiptare majtas e djathtas. Zoti Basha, lidhur me këtë në këto takime është shprehur: “Le të filloj vetingu nga unë i pari, familjarët e mi e pastaj me deputetët e politikanët e tjerë”. Atëherë pse deri tani nuk ka asnjë reagim në mbështetje të ideve dhe projektit të tij. Arsyeja dihet. Ata duan të mbrojnë pasurinë e vet, të familjarëve, si dhe miqve të tyre. Tërheqja nga funksioni partiak është pa burrëri. Pse nuk e lënë dhe mandatin e deputetit?!.. Apo humbi privilegjet…
“Trim i mirë në betejë është ai që përballet me kundërshtarin dhe jo ai që dorëzohet para të pa pritura të lindura në frontin e luftës, apo fshihet skutave”.
Partia Demokratike nga në gjendje të asfiksuar tash po e rimer vehten, Si të thuash po del nga reniumacioni. Sinjalet janë dhënë. Proçedurat për zgjedhjen e kryetarit të PD kanë nisur. Kush dëshiron të kandidoj rrugën e ka të lirë. Edhe Basha pse jo! I pa përfolur për korupsion, jo “non grada”. Me arritje e kontribute në PD; si rruga e kombit, heqja e vizave, lëvizja e lirë për në BE, pasaporta biometrike, anëtarësimi në NATO, kontribut në Pavarsinë e Kosovës, në pastrimin e politikës nga të inkriminuarit, me ligjin për dekriminalizimin etj. Një faj që po i kushton shumë atij është se “nuk vrau babain politik” në 2013, sikurse bëri Angela Merkel me Kolin, kur i tha: “deri këtu ishte epoka Kol, këtu e tutje fillon epoka Merkel”. Po të kish ndodhur kjo, atëherë do gjykohej Basha në themel për sukseset dhe dështimet