Mançester Siti dhe Interi kanë mbërritur në fazën e fundit të Champions-it, me të dyja skuadrat që kërkojnë të ngrenë trofeun në stadiumin “Atatürk Olympic” të Stambollit.
“Qytetarët” e Pep Guardiolës duan ta kurorëzojnë këtë sezon fantastik me trofeun më të rëndësishëm për klube, duke kompletuar kështu dhe “Tripletën”.
Nga ana tjetër, zikaltërit e Inzagit kërkojnë të thyejnë çdo parashikim dhe të ngrenë trofeun numër 4 të Champions-it në historinë e tyre.
Duket se për Sitin nuk ia ka dalë dot Kajli Uoker, i cili do ta nisë këtë takim nga stoli, ndërsa te Interi lojtarët janë rreshtuar ashtu siç priteshin me Xhekon titullar dhe Lukakun në stol.
FORMACIONET ZYRTARE:
MAN. SITI: Ederson, Akanzhi, Stons, R. Diash, Ake, Rodri, Gyndogan, De Bryjne, B. Silva, Grilish, Haland.
Trajner: Pep Guardiola
INTER: Onana, Bastoni, Açerbi, Darmian, Dimarko, Brozoviç, Çalhanoglu, Barela, Dumfris, Xheko, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi
GJYQTARËT:
Kryesor: Simon Marciniak (Poloni)
Anësorë: Pavel Sokolnicki (Poloni), Tomas Listkievix (Poloni)
I katërt: Istvan Kovaç (Rumani)
VAR: Tomas Kviatkovski (Poloni)
PANORAMASPORT.AL