BallinaAktualitetMbijetuan për 40 ditë në mes të xhunglës, ja me se janë...

Mbijetuan për 40 ditë në mes të xhunglës, ja me se janë ushqyer 4 fëmijët që u zhdukën pas rrëzimit të avionit

Të premten, në mes të natës në zemër të xhunglës kolumbiane, radiot e ushtrisë u gjallëruan me mesazhin për të cilin kombi ishte lutur: “Mrekulli, mrekulli, mrekulli, mrekulli”.

Ushtarët zbuluan se katër fëmijë të zhdukur në xhungël prej 40 ditësh ishin gjetur të gjithë.

Të miturit, të gjithë anëtarë të popullit indigjen Huitoto, ishin zhdukur që kur avioni i me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Amazon në orët e para të 1 majit.

Tragjedia vrau nënën e tyre dhe la fëmijët – 13, nëntë, katër dhe një vjeç – të bllokuar vetëm në një zonë të mbushur me gjarpërinj, jaguar dhe mushkonja.

Shpëtimtarët fillimisht kishin frikë nga më e keqja, por gjurmët e këmbëve, frutat e egra të ngrëna pjesërisht dhe të dhëna të tjera shpejt u dhanë atyre shpresë se fëmijët mund të ishin gjallë pasi u larguan nga vendi i përplasjes duke kërkuar ndihmë.

Gjatë gjashtë javëve të ardhshme, fëmijët luftuan me atë që presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro e quajti “një shembull i mbijetesës që do të mbetet në histori”.

Nëse ka pasur ndonjëherë fëmijë të përgatitur mirë për të përballuar një provë të tillë, familja Mucutuy ishin ata.

Njerëzit e Huitotos mësojnë gjuetinë, peshkimin që në moshë të re, dhe gjyshi i tyre Fidencio Valencia u tha gazetarëve se fëmijët më të mëdhenj, Lesly dhe Soleiny, e njihnin mirë xhunglën.

Duke folur për mediat kolumbiane, tezja e fëmijëve, Damarys Mucutuy, tha se familja luanin rregullisht një “lojë mbijetese” së bashku me të rriturit.

“Kur luanim, ngrinim si kampe të vogla”, kujton ajo. Trembëdhjetë vjeçarja Lesly, shtoi ajo, “e dinte se çfarë frutash nuk mund të hante sepse ka shumë fruta helmuese në pyll. Dhe ajo dinte si të kujdesej për një fëmijë”. Pas përplasjes, Lesly ndërtoi strehimore të improvizuar.

Ajo gjeti gjithashtu “Fariña”, një lloj mielli, nga rrënojat e aeroplanit Cessna 206 me të cilin po udhëtonin.

Fëmijët mbijetuan me atë miell derisa mbaroi dhe më pas hëngrën fara, u tha gazetarëve Edwin Paki, një nga udhëheqësit indigjenë që mori pjesë në përpjekjet e kërkimit.

“Ka një frut, i quajtur avichure” tha ai. “Ata po kërkonin fara për të ngrënë nga një pemë avichure rreth një kilometër e gjysmë nga vendi i rrëzimit të aeroplanit”.

Astrid Cáceres, kreu i Institutit Kolumbian për Mirëqenie Familjare, tha se “xhungla ishte në korrje” dhe ata mund të hanin fruta që ishin në lulëzim.

Por ata ende u përballën me sfida të rëndësishme për të mbijetuar në mjedisin jomikpritës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular