Nga Harriz Murana
Mbretërimi Politik, remineshenca e sistemit komunist, qerthulli vicioz nga i cili Shqipëria nuk po shkëputet dot !!!
Mbretërimi Politik, remineshenca e sistemit komunist, qerthulli vicioz nga i cili Shqipëria nuk po shkëputet dot !!!
Shkaqet e kalimit nga demokracia e partive në demokracinë e Liderit.
Udhëheqesi karizmatik “lind” në nje situate te jashtezakonshme sic mund te jete nje krize ekonomike, sociale, politike apo kulturore.
Shqipëria ka kaluar dy faza të tilla :
1) Rrezimi i komunizmit dhe demokratizimi i vendit.
2) Rrezimin e pushtetit demokratik, cilesuar si autokratik nga opozita e kohës.
Udheheqesi ja del të marre besimin dhe përkushtimin e ndjekesve te vet sepse ata shohin tek ai dhunti te jashtezakonshme, thelbesore dhe te patjetersueshme per te zgjidhur situata krize
Pra udheheqesi karizmatik duke i perqendruar ne misionin qe ka, krijon perreth tij dhe mbledh nje komunitet apo nje levizje mbeshtetese, madhesia e kesaj te fundit eshte edhe indikatori i mbizoterimit te tij. Me keto mjete, ai blaton perkushtimin e grupit rreth figures se tij, duke i indroktinuar te besojne se ai ka potencialin dhe mundesite per te zhdukur ndjenjat e pasigurise si frika dhe ankthi qe kaplon turmen.
Bindja i jepet nga ndjekesit vetem nje lideri te kualifikuar qe ka vetedijen se duhet te permbushe nje mision, te cilin ai e shpalos si nje detyre te brendshme dhe qe ka per qellim zgjidhjen e nje situate kaosi e cila perceptohet si nje problem kolektiv.
Prej ketij objektivi qe duhet permbushur udheheqesi nxjerr forcen e tij dhe pretendimin per dominim.
Ai pretendon bindje absolute nga ndjekesit si bekim në zgjidhjen e detyrës qe i ka vene vetes.
Kjo force terheqese e udheheqesit ndaj mases, çon ne formimin e nje grupi teresisht te devotshem ndaj tij, deri ne berthamezimin e nje levizjeje qe nen emrin e tij kerkon ndryshime rrenjesore, kerkon te injektojë mendesi te reja dhe radikale ne shoqeri.
Me kohen lideri arrin te konsolidoje fuqine e tij brenda nje subjekti duke “formesuar” rrethin e bashkepunetoreve te ngushte qe ai i sheh si me “te besuarit”, duke krijuar “aristokracine” brenda subjektit, kesisioj ai mbyt lirine e mendimit te drejtuesve te tjere. Kete e arrin duke maksimizuar “nevojen” e patjetersueshme qe subjekti ka tashme per te, per dijet e tij, per oratorine e tij dhe per shumellojshmerine e frazave agresive qe vetem ai di te perdore ne daljet publike.
Ndoshta keshtu ja del te duket “hyjnor” dhe i pazevendesueshem, biles dehja nga levdatat e lëpiresve rreth tij rrezikon ta bëje dhe ta besojë vërtet se nuk eshte “tokesor”.
Autonomia e forces se tij buron nga legjitimiteti qe ai merr ne proceset elektorale, ku dukshem ka nje pozicion dominues i cili kalon ne plan te dyte subjektin politik. Zgjedhesit instalojne nje raport komunikim-besimi personal me liderin, i cili favorizohet dukshem dhe bindshem dhe nga mediat dhe rrjetet sociale. Ai u drejtohet direkt qytetareve (going to public) dhe fale procesit te perjashtimit te ndermjetesimit dobeson gjithmone e me shume subjektin politik duke forcuar personalizimin politik te liderit.
Ne ekzekutiv personalizimi i liderit vjen me konceptin e presidencializimit qe do te thote perqendrimi gjithnje e me shume i te gjitha pushteteve ne doren e nje individi, qe shitet si heroi apo mbreti i demokracise. Tendenca e centralizimit i te gjitha pushteteve ne duart e nje individi si politik si ekzekutiv prodhon efekte te forta institucionale, prodhon vertikalizimin e pushtetit ne favor te organeve monokratike. Liderizimi politik eshte nje fenomen i perhapur ne vendet ku demokracia eshte e pakonsoliduar sepse pesha e se shkuares rendon akoma mbi te tashmen dhe subjektet politike jane te dobta ne perfaqesimet elektorale.
Mbetem i besimit dhe mendimit se defaktorizimi i liderit si vendimmarres a priori dhe forcimi i vendmmarrjes kolegjiale eshte i vetmi instrument per nje demokraci dhe shoqeri drejt perparimit dhe konsolidimit institucional .
Harris Murana
11.06.2023.
![May be an image of 1 person, beard and eyeglasses](https://scontent.ftia13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/353021621_10226148642055844_1995729700707937221_n.jpg?stp=dst-jpg_p526x296&_nc_cat=106&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_eui2=AeHbkMDjcJoL5SSfzbiPGjxLSVvb6FSvwlFJW9voVK_CUcWc0iJujshG8E3Rc4bOK8JMpR97bikCKPBVahARpUYy&_nc_ohc=ju-yRZbMsZIAX8fYpBv&_nc_ht=scontent.ftia13-1.fna&oh=00_AfDPkdtSeEL6jydfhab1rPCGX_lIbojk7d-S2FaOqm--dA&oe=648AC37C)