Nga Flamur Vezaj
KM Edi Rama reagoi i shqetesuar per gjendjen ku Kosove, sipas tij, qenka ne ditet me te keqija ne marredhenie me miqte Amerikane e jo vetem! Per kete shqetesim, ai doli ne konference te jashtzakonshme duke shpalos planin e tij “sekret”, ku me ndihmen e eksperteve te larte (te kontraktuar nga SOROS-i) paska perpiluar nje draft-marrveshje per krijimin dhe funksionimin e Asosacionit me shumice serbe ne Kosove! Ai, nuk dha detaje te atij plani “sekret” qe ia paska dorezuar Gjermanise, Frances etj! Po, vet Rama e paska marr kete iniciative, ne formen e “shpetimtarit” qe Kosova te mos humbas aleatet me te mire dhe jo vetem! E besoni ju! Ky eshte po i njejti person, pra Rama qe pak kohe me pare bashke me H.Thaçin dhe A.Vuçiçin e ndihmesit e tyre ne media, bene pazar per copetimin e Kosoves! Me te njejtin plan “sekret” perpiluan edhe Atehere nje draft (me ekspertet e financuar nga SOROS-I) edhe ne ate kohe per shkembim territoresh mbi baza etnike! Asokohe ai nuk doli ne konference per te dal hapur se kishte H.Thaçin qe i binte te njejtes vrime qe Rama donte! Por fal kembnguljes se Gjermaneve dhe R.Harrdinajt me shqiptare te tjere patriote, ky plan deshtoi! Po tani meqense H.Thaçi nuk eshte dhe A.Kurti nuk e ndjek nga pas Ramen dhe idet e tij (edhe Ballkanin e hapur) kush do e refuzoi kete plan sekret te Rames, kuptohet vec A.Kurtit!? Kjo mbetet per tu pare, pasi edhe “tellallet” e tij ne media do te fillojne ta vleresojne, ti japin te drejt etj etj! Biles edhe ata qe deri dje thonin, qe Rama nuk duhet te perzihet ne negociatat me Serbin pasi vec tjerash, nuk ka emocione fare per cfare ka ndodh ne Kosove, kane fillu te nderrojne qendrim pa ju dridh Syri nga turpi! Kjo nderhyrja e tij, eshte fiks ajo qe historikishte serbet donin qe per ceshtjen e Kosoves te flasin me Tiranen zyrtare dhe jo politikanet e Kosoves! E te besh draft-propozim per marrveshje mes Serbise dhe Kosoves, pa fol me vellezerit e gjakut, sic i cileson shqiptaret e Kosoves ne konferencat propagando-patriotike eshte nje paturpesi! Dmth te shqetesohesh per Kosoven e mos te flasesh me zyrtare te saj, vetem Rama e di si ta cilesoje!
E Per te prezantuar megallomanin e tij, ai doli ne konference duke rendit disa arsye qe do i marr me radhe! Rama tha mes tjerash se veriun nuk e kontrollon qeveria e Kosoves dhe ushqen frymen e vetvendosjes (per serbet)! Eshte krejt e kunderta tani ne krahasim me kohen qe H.Thaci ishte ne pushtet dhe Rama asnjehere nuk foli per kete shqetesim! Sa here bandat serbe te komanduar nga Beogradi kane vendos ligjin ne Veri, po ti ku ishe??? Ai tha se perfshirja e KFOR-it ne kete ceshtje rrezikon humbjen e sovranitetit po harron qe KFOR-I kete detyre ka, te ruaj sigurine dhe kufirin! Rama tha qe propozimin franko-gjerman asnje qeveri nuk e pranon (as Serbia e as Kosova)! Genjeu hapur pasi Kosova e ka pranuar por “vellai i tij jo nga gjaku A.Vuçiç nuk e ka pranuar! Ai perseriti disa here qe Kosova duhet te krijoje Asocacionin ne respektim te marrveshjes qe eshte nenshkruar dikur! Po pse te krijohet e zbatohet vetem marrveshja e Asocacionit dhe jo tjerat edhe nga Serbia, qe nuk respekton asnje marrveshje!? Pra Rama dje thoshte se thelbi i njohjes se Kosoves ishte ndarja etnike e kufirit e Sot qenka asosacioni! Rama tha se lobimi per 5 vendet e BE-se kane ngecur, Po cfare keni bere ju per njohjet?!Asgje! Edhe ato premtimet per Ambasada apo konsullata te perbashketa mbeten vetem teori! Me te njejten gjuhe, dikur ju drejtua edhe R.Haradinaj, per problemet e sanksionet qe do kishte Kosova, e deri edhe e paditi ne Gjykate! Por cfare ndodhi, u terhoq me “bishtin nder shale”! E ne perfundim, Cfare keni bere ju per shqiptaret e Lugines?! Cfare statusi apo drafti i keni propozuar Vucicit per ata, te cilet po i shpopullon me dhune politika e ish-ministrit te Miloshevicit, e qe ti e quan mik!!!
Une e di se nuk do marr pergjigjie, te cilat nga arkiva cdo shqiptar i mire i di!
#KosoveUrimeHyrjaENatos#