Lulzim Basha gjatë takimit të sotëm u shpreh se PD i ka të qarta aleancat e saj dhe luftën ndaj korrupsionit. Ai tha se PD është partnere e padiskutueshme e SHBA dhe BE.
Pjesë nga fjala e Bashës
Po, kjo periudhë me ka dhënë mundësi te vlerësoj dhe rivlerësoj gjera.
Po, kam pendesë per rolin dhe pergjegjesine, ne mbylljen e një syri, për të akomoduar ate që mund te dukej me e lehte, ne kurrriz te asaj qe meritojne shqiptarët dhe demorkatët, ne integritetin e atyre 140 kandidateve ne listat per deputetë; një pjesë e te cilëve jane edhe ne parlament.
Thelbi i propozimit eshte qe te mos e lëmë kete proces. Ata ku kemi pritshmerite me te lartë nuk duhen zhgenjyer. Një thenie latine, “Corruptio optimi pessimum est”, “Korrupsioni i me te mirëve është më i keqi”.
Politika ehste arti i kompromist, nese kompromisi bëhet në kurriz te qytetarvee uk ehste kompromis, por korrupsuiont. Të ndërtojme brenda PD, shpresa e vetme per ndryshim, PD; PD e qartë ne luftën pa kompromis kunder korrupsiont, partneritet me SHBA, Briutani e Madhe dhe BE. Në vecanti ne keto kohe ku po lulëzon kundërshtimi produktiv ndaj BE-së, SHBA, Britani e Madhe e shfaqur nën petkun e sovranitetit.
Një shembull i keq i pakorrigjuar, shumëfishohet, aq më shumë në politikë.
Moda e sovranitetit. Eshte edhe në vende te tjera; eshte edhe ketu, ne kete vend. Pa anetarësi ne NATO, nuk ka edhe sot që flasim, instrumentat e sigurise kombetare per te mbrojtur integritetin territorial per 24 ore.
Fqinjet, me disa axhenda antieuroatlantike, themi “hajt se jemi ne NATO”, bëjmë preventinva dhe rrugë me 2-3-fish. Paratë që duhet te shkojne per pergatitje, edhe si aleat te NATO, per kete situatë i ndajnë pushtetarët, me indeks korrupsioni që ka ardhur duke u përkeqesuar, dhe tani flasim per sovranitet.