Një përplasje bandash ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës.
Në person ka mbetur i plagosur nga një përleshje me armë zjarri në periferi të qytetit bregdetar.
Dyshimet janë se ka disa persona të plagosur, por deri më tani është vetëm një person i identifikuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta tek rreth rrotullimi në lagjen 14 në Ish-Kënetë, pranë mbikalimit të Shkozetit, shkruan DurrësLajm.
I plagosur ka mbetur shtetasi Julian Meçaj.
Mësohet se të shtënat kanë filluar që nga rruga dytësore në Maminas e kanë vazhduar për disa sekonda.
Meçaj është dërguar në spital dhe dyshohet se ka dhe të plagosur të tjerë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.